Mickoski: Qeveria e ardhshme do ta respektojë në detaje “Marrëveshjen e Prespës”, të njëjtën ta bëjë edhe Greqia
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i ftuar në kuvendin gjeneral të Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në një prononcim për media, u zotua se Qeveria e ardhshme do ta respektojë Marrëveshjen e Prespës, por se të njëjtën pret që ta bëjë edhe fqinji jugor, Greqia, transmeton Portalb.mk. Mickoski, përsëriti […]
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i ftuar në kuvendin gjeneral të Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në një prononcim për media, u zotua se Qeveria e ardhshme do ta respektojë Marrëveshjen e Prespës, por se të njëjtën pret që ta bëjë edhe fqinji jugor, Greqia, transmeton Portalb.mk.
Mickoski, përsëriti qëndrimin e partisë, se ajo nuk pranon diktate dhe ultimatume, por që Qeveria aktuale për fat të keq ka dëmtuar pozicionet e negociatave. Më tej ai shton se marrëveshjet ndërkombëtare duhet respektuar, ngase të njëjtat nuk mund të kërkohet nga qytetarët të respektohen, poqë se të njëjtave nuk u përmbahen vetë ato.“Marrëveshjen e Prespës”, thotë se do ta respektojë, njashtu pret nga fqinji jugor, Greqia, ta bëj të njëjtën.
“Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i qartë, diktate dhe ultimatume nuk pranojmë. Gabimin që bëri Qeveria aktuale, për fat të keq ka dëmtuar pozicionet e negociatave. Marrëveshjet ndërkombëtare duhet të respektohen dhe këtu nuk ka dilemë, mirëpo kjo është një rrugë me dy kahe. Marrëveshja është një akt mes dy palëve, mund të jetë edhe me më shumë palë, ndaj duhet palët ta respektojnë. Poqë se mendoni konkretisht për “Marrëveshjen e Prespës” edhe ne si Qeveri e ardhshme e respektojmë në detaje, gjithçka që ka të bëj me legjislativen dhe Kushtetutën, respektohet në detaje. Ju nuk mund të kërkoni nga qytetarët të respektojnë ligjet dhe Kushtetutën, poqë se ju vetë i thyeni të njëjtat. Ne, po ashtu presim nga fqinji jonë jugor ta respektoj”, përfundoi Micskoski.
Sa i përket Qeverisë së re, Mickoski gjatë prononcimit tha se VMRO-DPMNE është strukturë vertikale, dhe këtë fundjavë do të mbahet mbledhje e komiteteve ku do të paraqiten emrat e kuadrove të përzgjedhur me biografitë e tyre, për pozitat e ardhshme qeveritare. Të njëjtat ai tha se do të publikohen edhe për qytetarët. Kjo listë shton më tej se do të dorëzohet në Parlament më 18 qershor, ndërkaq Qeveria e ardhshme do të përbëhet nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni VLEN dhe partia ZNAM.
“Nuk do të flisja në emër të partive tjera politike, apo partnerëve të koalicionit. Sa përket koalicionit “Maqedonia e juaja” dhe VMRO-DPMNE ne jemi strukturë e organizuar në mënyrë vertikale, funksionojmë me statut, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën. Këtë fundjavë do të mbahet mbledhje e komiteteve qendrore dhe ekzekutive të partisë, ku do të prezantohen përzgjedhjet e kuadrove me biografitë e tyre, nga ana ime si mandatar. Pres të njëjtat të miratohen dhe të publikohen për publikun. Lista oficiale i Qeverisë së ardhshme së bashku me programin punues qeverisës, do të dorëzohet në Parlament më 18 qershor. Qeveria e ardhshme do të jetë nga koalicioni “Maqedonia e juaja” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni VLEN dhe partia politike ZNAM” tha Mickoski.
Mickoski tha se ka uruar fitoren e Partisë Popullore Evropiane dhe se VMRO-DPMNE është pjesë e saj. Ai pret që Maqedonia të vazhdoj rrugën e integrimeve, pavarësisht se në të kaluarën mbase ka qenë e përgatitur për të, ndërkaq shpreson që Komisioni i ardhshëm Evropian të punoj me kriterin e Kopenhagës.
“Unë i urova fitoren Partisë Popullore Evropiane, VMRO-DPMNE është pjesë e asaj familje evropiane. Pres të vazhdoj rrugëtimi i cili ishte i trasuar, rruga e hapur e integrimeve. Maqedonia për fat të keq në të kaluarën mbase ka qenë shumë më e përgatitur se shumë vende, madje vende anëtare të BE-së. Pres që Komisioni i ardhshëm Evropian të punoj më intensivisht, dhe kriteri i vetëm të jetë ai i Kopenhagës„, shtoi Mickoski.
Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut ka qenë kandidate anëtarësimi në BE që nga viti 2005. Por fillimi i bisedimeve të anëtarësimit u shty për shkak të konfliktit të emrit me Greqinë. Në vitin 2017 u arrit marrëveshje me Greqinë për ndryshimin e emrit, që në vitin 2019 edhe u zbatua. Athina këmbënguli për ndryshimin e emrit Maqedoni, pasi një rajon në veri të Greqisë mban po këtë emër. Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është e një rëndësie të madhe, pasi menjëherë pas arritjes së saj Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s.
- LEXO: Micotakis “do të këput litarin” nësë autoritetet e Maqedonisë së Veriut nuk e respektojnë Marrëveshjen e Prespës
- LEXO: Analizë: RMV-ja në udhëkryq me integrimin evropian, udhëheqësi e re dhe presione nga fqinjët, çfarë më tutje?
- LEXO: Hulumtim: Marrëveshja e Prespës është ende temë e ndjeshme si në vendin tonë ashtu edhe në Greqi
- LEXO: Katër vjet nga “Marrëveshja e Prespës” që i dha fund sherrit 27-vjeçar Maqedoni-Greqi, tani “Deja Vu” me Bullgarinë