Mickoski: Rasti me Xhaferin është “zonë gri”, nuk është hera e parë, ka ndodhur me Spasovskin dhe Dimitrievskin
Kryeministri dhe deputeti Talat Xhaferi do të marrë dy paga dhe thirrjet e Antikorrupsionit që ai të kryej vetëm një nga funksionet me gjasë po shkojnw nw vesh tw shurdhwr. Të dy kampet politike kanë të njëjtin mendim – Ligji është i qartë për papajtueshmërinë e funksioneve, por ka një periudhë për të cilën nuk […] The post Mickoski: Rasti me Xhaferin është “zonë gri”, nuk është hera e parë, ka ndodhur me Spasovskin dhe Dimitrievskin appeared first on InfoShqip.com.
Kryeministri dhe deputeti Talat Xhaferi do të marrë dy paga dhe thirrjet e Antikorrupsionit që ai të kryej vetëm një nga funksionet me gjasë po shkojnw nw vesh tw shurdhwr. Të dy kampet politike kanë të njëjtin mendim – Ligji është i qartë për papajtueshmërinë e funksioneve, por ka një periudhë për të cilën nuk përcaktohet se si do të veprohet, pra nga verifikimi i mandatit parlamentar deri në zgjedhjen e kryeministrit të ri. Mandatari i ardhshëm, Hristijan Mickoski thotë se Kuvendi i ri duhet të gjejë zgjidhje sa më parë, sepse ky problem vazhdon me vite të tëra – edhe me zyrtarë të LSDM-së edhe me zyrtarë të VMRO-DPMNE-së, por kësaj radhe edhe me zyrtarë të BDI-së.
“Edhe në vitin 2020, Oliver Spasovski ishte kryeministër teknik, por edhe deputet. E njëjta gjë ishte edhe në vitin 2016. Emill Dimitriev ishte kryeministër teknik dhe deputet, etj. Është pikërisht një zonë gri. Në përbërjen aktuale të Qeverisë kemi ministra dhe zëvendëskryeministra që janë edhe deputetë, nuk është vetëm Talat Xhaferi”, tha Mickoski.
Nga Kuvendi bëjnë të ditur gjithashtu se kjo nuk është një praktikë e cila po ndodh për herë të parë. Informojnë se Xhaferi dhe një pjesë e caktuar e anëtarëve të Qeverisë, me verifikimin e mandatit për deputet, sipas nenit 8 paragrafi 1 të Kodit Zgjedhor, u ndërpriten funksionet në Qeveri. Megjithatë, për të siguruar vazhdimësi në punën e Qeverisë, ata do të kryejë vetëm funksionet më të nevojshme deri në zgjedhjen e përbërjes së re qeveritare. Sipas Kuvendit, kështu sigurohet vazhdimi i funksioneve jetike të qeverisjes pa asnjë ndërprerje.
“Në rastin konkret duhet pasur parasysh se në nenet 43, 44 dhe 46 të Ligjit për Qeveri, është rregulluar çështja e ndërprerjes së mandatit të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale dhe mbarimi i funksionit të ministrave shtesë, ndërsa për Kryetarin e Qeverisë dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë nuk ka zgjidhje apo procedurë për ndërprerjen e funksionit në ligj”, deklaruan nga Kuvendi i RMV-së.
Në ndërkohë, disa nga deputetët e rinj janë edhe kryetarë komune. Mickoski thotë se VMRO-DPMNE në të ardhmen do të mbështesë propozim ndryshimet ligjore, të partnerit të koalicionit VLEN, në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Me to do të mund të zgjidhet edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës nga Këshilli i komunës nëse i pari i Komunës zgjedhjet deputet. Me këtë do të shmangen zgjedhjet e reja dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit do të kryej detyrën deri në zgjedhjet e ardhshme lokale.
The post Mickoski: Rasti me Xhaferin është “zonë gri”, nuk është hera e parë, ka ndodhur me Spasovskin dhe Dimitrievskin appeared first on InfoShqip.com.