Mickoski tërheq pr/ligjin për riorganizimin e Qeverisë!
Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka njoftuar Kuvendin se tërheq propozimligjin, me të cilin duhej të riorganizohej Qeveria me Ministri të reja dhe të miratohet me procedurë të shpejtë. “Ju njoftoj se e tërheë Propozimligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të Administratës shtetërore, me procedurë të shkurtë me […]
Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka njoftuar Kuvendin se tërheq propozimligjin, me të cilin duhej të riorganizohej Qeveria me Ministri të reja dhe të miratohet me procedurë të shpejtë.
“Ju njoftoj se e tërheë Propozimligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të Administratës shtetërore, me procedurë të shkurtë me numër arkivi 09-2830/1, të dorëzuar më 05.06.2024” – thuhet në njoftimin e Mickoskit të parashtruar si deputet në Kuvend.
Merret vesh se tërheqja e propozimligjit është bërë për shkak se po bëhen ndryshime në ndarjen dhe kompetencat e Ministrisë për Shoqëri Informatike që do të bëhet Ministri e Digjitalizimit dhe Administratës, raporton tvklan.mk
Por, ndaj ketyre informacioneve ka reaguar partia VMRO-DPMNE.
Lajmi i publikuar në disa media elektronike me titull: “Mickoski e tërhoqi ligjin për riorganizimin e Qeverisë” është i pasaktë dhe e mohojmë në tërësi, thonë nga VMRO-DPMNE.
Kjo parti sqaron se ligji u tërhoq për të korrigjuar një gabim, pas korrigjimit të tij ligji është dorëzuar menjëherë dhe do të paraqitet sot në seancën e Kuvendit.
“Theksojmë se nuk bëhet fjalë për ndonjë tërheqje të ligjit, por për korrigjim teknik të tij që është në drejtim të përmirësimit të zgjidhjes së propozuar ligjore, shton VMRO-DPMNE.