Mickoski: VMRO nuk do ta mbështesë interpelancën ndaj Afrim Gashit
VMRO-DPMNE nuk do ta përkrahë interpelancën e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, tha kryetari i kësaj partie Hristijan Mickoski. Sipas Mickoskit, Gashi sillet ndryshe nga paraardhësi i tij Talat Xhaferi, prandaj nuk do ta mbështesin interpelancën. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vënies së gurthemelit për ndërtimin e tregut të qytetit në Negotinë, ai […]
VMRO-DPMNE nuk do ta përkrahë interpelancën e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, tha kryetari i kësaj partie Hristijan Mickoski. Sipas Mickoskit, Gashi sillet ndryshe nga paraardhësi i tij Talat Xhaferi, prandaj nuk do ta mbështesin interpelancën.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vënies së gurthemelit për ndërtimin e tregut të qytetit në Negotinë, ai tha se partia nuk sheh arsye për të mbështetur interpelancën ndaj kryeparlamentarit Afrim Gashi.
“Mënyra se si sillet si kryetar në Kuvend, si i udhëheq seancat dhe gjithçka që ndodh atje paraqet një sjellje seriozisht të ndryshme nga ajo që ka bërë paraardhësi i tij”, tha Mickoski.
Sipas tij, koalicioni LSDM-BDI-Levica ka motivet e veta për paraqitjen e një interpelance të tillë.
“Unë supozoj se ky koalicion dhe politikanët e rangut të Artan Grubit, Talat Xhaferit, Bujar Osmanit dhe Ali Ahmetit janë më të mirë se situata aktuale, por nuk mendoj kështu dhe prandaj nuk do ta mbështesim këtë lloj interpelance”, ka thënë Mickoski.