BDI: BNJVL po keqpërdoret për motive politike
Bashkimi Demokratik për Integrim po i ndjek zhvillimet e fundit në Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale që nga formimi i Qeverisë së re dhe po vërehet se kjo bashkësi ka filluar të keqpërdoret politikisht nga Qeveria monoetnike dhe pa legjitimitet dhe në vend që të afirmoj kërkesat e komunave dhe qytetarëve, pa dallim; vërehet […]
Bashkimi Demokratik për Integrim po i ndjek zhvillimet e fundit në Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale që nga formimi i Qeverisë së re dhe po vërehet se kjo bashkësi ka filluar të keqpërdoret politikisht nga Qeveria monoetnike dhe pa legjitimitet dhe në vend që të afirmoj kërkesat e komunave dhe qytetarëve, pa dallim; vërehet tendenca e centralizimit dhe ambicjeve për të marrë kompetenca nga komuna opozitare.
Tendenca për ta centralizuar zhvillimin e punëve të BNJVL me qëllim të anashkalimit të kryetarëve të komunave nga radhët e Frontit Europian është e papranueshme.
Pas shkeljes së legjitimetit në nivel qendror me rastin e formimit të pushtetit ekzekutiv, tani Qeveria VMRO-VLEN ka filluar ta keqpërdor në të gjitha format edhe punën e BNJVL-së.
Kjo mospërfillje e krerëve të komunave nga radhët e opozitës shqiptare ka tendencë të asgjësimit të vullnetit politik dhe partive shqiptare edhe në nivel lokal.
Andaj edhe në BDI janë ngritur inciativa serioze nga krerë të komunave të udhëhequra nga opozita shqiptare për të shqyrtuar pozicionin e pjesmarrjes së kryetarëve të komunave në Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, organ ky ku koordinohen aktivitetet për punën e komunave.