Micotakis: Do t’i ratifikojmë memorandumet pasi që të sigurohemi se qeveria e re në Shkup do të përdorë “Maqedonia e Veriut”
Kryeministri grek Kirjakos Micotakis, kësaj here nga parlamenti i vendit, porositi se qeveria e tij në këto rrethana nuk ka për qëllim t’i ratifikojë tre memorandumet të cilët dalin nga Marrëveshja e Prespës, shkruan MIA, njofton Portalb.mk. Micotakis këtë e porositi duke iu përgjigjur liderit të grupite të deputetëve të SIRIZA-s në parlamentin grek, Sokratis […]
Kryeministri grek Kirjakos Micotakis, kësaj here nga parlamenti i vendit, porositi se qeveria e tij në këto rrethana nuk ka për qëllim t’i ratifikojë tre memorandumet të cilët dalin nga Marrëveshja e Prespës, shkruan MIA, njofton Portalb.mk.
Micotakis këtë e porositi duke iu përgjigjur liderit të grupite të deputetëve të SIRIZA-s në parlamentin grek, Sokratis Famelos, e cila i dorëzoi për ratifkim të tre memorandumet, duke insistuar se ato do të kontribuojnë për përforcim të pozicionit grek.
Famelos në fjalimin e tij u prqendrua edhe në politikën e jashtme, duke vendosur theksin në Marrëveshjen e Prespës dhe qëndrimin e qeverisë aktuale të Demokracisë së Re për tre memorandumet.
“Në këto rrethana kur e gjithë Evropa është përkundër Maqedonisë së Veriut, por jorastësisht, por për shkak se u mobilizua edhe diplomacia greke dhe unë personalisht, ndërsa ekzistojnë thirrje më të ashpra deri te Shkupi që ta ndryshojnë qëndrimin, vini dhe kërkoni me ligj tani të ratifikoen memorandumet. Me të vërtetë nreh duart”, tha kryeministri grek duke iu drejtuar liderit të grupit të deputetëve të SYRIZA-s.
Duke iu përgjigjur Famelos, kryeministri grek e përsëriti qëndrimin e tij se ende kur Demokracia e Re ishte në opozitë, në debatin për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, në fillim të vitit 2019 ka thënë se ai dhe partia e tij nuk dakordohen dhe do të votojnë kundër Marrëveshjes, por që do të duhet ta respektojnë për shkak se paraqet marrëveshje ndërshtetërore ndërkombëtare i cili mbizotëron ligjet greke dhe me “këtë nuk kemi mënyrë ta ndryshojmë”.
Reagimet për Marrëveshjen e Prespës nisën të vijnë, pasi presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, gjatë dhënies së betimit nuk e përdori emrin zyrtar “Maqedonia e Veriut” ashtu siç është rënë dakord me Marrëveshjen e Prespës. Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është e një rëndësie të madhe, pasi menjëherë pas arritjes së saj Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s.
- LEXO: Micotakis: Fushata zgjedhore në RMV ka përfunduar, ajo ngelet e “izoluar” nga integrimi në BE dhe jo Greqia
- LEXO: Nënsekretarja amerikane Allen: ShBA-të inkurajojnë liderët e Maqedonisë së Veriut që të respektojnë Marrëveshjen e Prespës
- LEXO: Qeveria e re ta përdorë vetëm emrin Maqedonia e Veriut, në të kundërtën do të ketë probleme në marrëdhëniet me Greqinë dhe dhe BE-së, paralajmëroi Micotakis
- LEXO: Koxias: Marrëveshja e Prespës ka rëndësi të madhe gjeopolitike, ngjashëm me atë franko-gjermane
- LEXO: Qeveria e re në RMV dhe Presidenca nuk duhet të vihen në pozitë të rikthimit të ndonjë veto te re greke
- LEXO: A do ta prishin Mickoski dhe Mitsotakis Marrëveshjen e Prespës?
- LEXO: Mitsotakis: Largimi nga Marrëveshja e Prespës do të ketë pasoja në rrugën evropiane të RMV-së dhe në marrëdhëniet me Greqinë
- LEXO: MPJ: Aktorët politik të kenë kujdes, ruajtja e kursit euroatlantik të RMV-së është interes strategjik