Ministri Balla: Masa ndëshkimore të ashpra për mjetet lundruese të pacertifikuara

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me shpëtimin e 12 turistëve në qytetin e Vlorës nga Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare, pasi mjeti lundrues pësoi defekt. Balla, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shprehet se operatorët turistikë  nuk mund të dalin në lundrim të pacertifikuar dhe se në çdo rast masat ndëshkimore […]

maj 2, 2024 - 02:00
 0  7
Ministri Balla: Masa ndëshkimore të ashpra për mjetet lundruese të pacertifikuara

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me shpëtimin e 12 turistëve në qytetin e Vlorës nga Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare, pasi mjeti lundrues pësoi defekt.

Balla, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shprehet se operatorët turistikë  nuk mund të dalin në lundrim të pacertifikuar dhe se në çdo rast masat ndëshkimore do të jenë të ashpra dhe mjetet detare do të bllokohen sipas ligjit.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Vlorë/Policia Kufitare  dhe Roja Bregdetare janë në çdo moment në krye të detyrës për të ofruar ndihmë, siç edhe ka ndodhur sot. Por operatorët turistikë duhet të kuptojnë që nuk mund të dalin në lundrim të paçertifikuar dhe se në çdo rast masat ndërshkimore do të jenë të ashpra dhe mjetet detare do të bllokohen sipas ligjit. Nuk mund të rrezikohet kurrësesi nga papërgjegjshmëria jeta e pushuesve.