A kishte fakte për parregullsi? Shehu e Demiri sqarojnë çfarë ndodhi gjatë votimit për ankesat
Mbi 12 orë zgjati seanca publike e KSHZ-së dy ditë më parë kur anëtarët e KSHZ-së duhej të vendosin për ankesat e partive politike për rezultatet zgjedhore. Nga 27 ankesa, KSHZ pranoi shtatë, një në zonën gjashtë dhe gjashtë në zonën pesë. Nënkryetarja dhe njëherit anëtarja e KSHZ-së, në çdo vendim ishte e mbivotuar 6 […] The post A kishte fakte për parregullsi? Shehu e Demiri sqarojnë çfarë ndodhi gjatë votimit për ankesat appeared first on InfoShqip.com.
Mbi 12 orë zgjati seanca publike e KSHZ-së dy ditë më parë kur anëtarët e KSHZ-së duhej të vendosin për ankesat e partive politike për rezultatet zgjedhore. Nga 27 ankesa, KSHZ pranoi shtatë, një në zonën gjashtë dhe gjashtë në zonën pesë. Nënkryetarja dhe njëherit anëtarja e KSHZ-së, në çdo vendim ishte e mbivotuar 6 me 1. Duke sqaruar ankesat dhe vërejtjet për ato shtatë vendvotime, Shehu tha që çdo parti politike apo koalicion ka patur përfaqësuesin e vet në ato vendvotime, dhe të gjithë janë nënshkruar në procesverbal se procesi i votimit ka qenë në rregull. Por për ta verifikuar këtë, Shehu ka kërkuar që të njëjtët të ftohen për të dëshmuar, nëse jo me prezencë fizike, ta bëjnë përmes telefonit. Kërkesa e saj thotë se nuk është pranuar.
“Nuk është verifikuar gjendja faktike se çfarë ka ndodhur në ato vendvotime. Çdonjeri prej nesh pyeste, po, këta votues, ku janë, çka janë dhe çfarë ka ndodhur? Që ta verifikojmë gjendjen faktike ne e hapëm materialin, mirëpo edhe në këtë pjesë nuk mundeshim ta shohim se me të vërtetë në ato vendvotime çfarë ka ndodhur? Prandaj kërkova të vijnë dhe anëtarët e këshillave zgjedhor të cilët mund t’i pyetni. Kanë qenë administrata e zgjedhur rastësisht nga KSHZ. Mund të shkoni, mund t’ua japim si emra, t’i pyetni anëtarët e këshillave zgjedhor se çfarë ka ndodhur në ato vendvotime”, tha Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.
Shehu thotë se ka kërkuar që të publikohen procesverbalet nga ato vendvotime, të shihet se problemi nuk ka qenë te numri i votave, por i natyrës teknike.
The post A kishte fakte për parregullsi? Shehu e Demiri sqarojnë çfarë ndodhi gjatë votimit për ankesat appeared first on InfoShqip.com.