Isla Fisher thyen heshtjen në lidhje me ndarjen nga Sacha Baron Cohen pas 14 vitesh martesë

Isla Fisher ka folur për herë të parë për ndarjen nga komediani Sacha Baron Cohen. Ajo ndau një mesazh falënderimi për të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë drejtim. “Faleminderit për gjithë mirësinë dhe mbështetjen”, ka shkruar ylli i “Wedding Crashers” në InstaStory. Foto: Screenshot/Instagram Ylli i famshëm gjithashtu ndau një fotografi të […]

maj 15, 2024 - 18:01
 0  8
Isla Fisher thyen heshtjen në lidhje me ndarjen nga Sacha Baron Cohen pas 14 vitesh martesë

Isla Fisher ka folur për herë të parë për ndarjen nga komediani Sacha Baron Cohen.

Ajo ndau një mesazh falënderimi për të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë drejtim.

“Faleminderit për gjithë mirësinë dhe mbështetjen”, ka shkruar ylli i “Wedding Crashers” në InstaStory.

Foto: Screenshot/Instagram

Ylli i famshëm gjithashtu ndau një fotografi të saj duke shijuar një gotë me verë.

Cohen dhe Fisher zbuluan se ishin divorcuar më 5 prill.

Foto: Getty Images

“Ne përgjithmonë ndajmë përkushtimin dhe dashurinë tonë për fëmijët tanë”, shtuan mes tjerash ata. “E vlerësojmë sinqerisht që respektoni dëshirën e familjes sonë për privatësi”.

Ata vlen të ceket se u fejuan në vitin 2004 dhe u martuan në vitin 2010.

Foto: Getty Images

Cohen dhe Fisher kanë tre fëmijë.