Dinari, sot kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen në Bruksel
Në Bruksel sot do të mbahet takimi rreth çështjes së dinarit në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, temë diskutimi do ta kenë çështjen e dinarit. Të hënën, emisari special i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, tha se është i bindur se palët do ta arrijnë një marrëveshje. Ndërkaq zëdhënësi […]
Në Bruksel sot do të mbahet takimi rreth çështjes së dinarit në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.
Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, temë diskutimi do ta kenë çështjen e dinarit.
Të hënën, emisari special i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, tha se është i bindur se palët do ta arrijnë një marrëveshje.
Ndërkaq zëdhënësi i BE-së Peter Stano, tha se nga Kosova dhe Serbia pret që të tregojnë fleksibilitet dhe gatishmëri për të arritur një kompromis.
“Kryengociatorët do të takohen të mërkurën këtu në Bruksel, dhe do të vazhdojnë diskutimet për gjetjen e zgjidhjes së përkohshme të qëndrueshme për personat e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme. Dhe në pritje të këtij takimi të mërkurën, Bashkimi Evropian pret që të dyja palët të tregojnë fleksibilitet dhe gatishmëri për të arritur një kompromis”, tha ai.
Ky do të jetë takimi i shtatë në mes dy dyja vendeve.
Të shtunën, ka përfunduar faza tranzitore e Bankës Qendrore të Kosovës.
Nga e diela e 12 majit, zyrtarisht e vetmja valutë e cila lejohet në vend për pagesa dhe transaksione është euroja.