Protestë para Kryeministrisë, Këlliçi: Aty ku është “koka e së keqes”
Në një prononcim për gazetarin e Klan News, Enkel Xhangoli, demokrati Belind Këlliçi tha se këtë të shtunë protestohet kundër qeverisjes së Edi Ramës, duke e cilësuar gjithë kabinetin “organizatë kriminale”. “Protestohet për arsye ekonomike, për shpopullimin e Shqipërisë, për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet qytetari i zakonshëm. Kundër një kryeministri që shishen […]
![Protestë para Kryeministrisë, Këlliçi: Aty ku është “koka e së keqes”](https://opinion.al/wp-content/uploads/2025/02/kellici.jpg)
Në një prononcim për gazetarin e Klan News, Enkel Xhangoli, demokrati Belind Këlliçi tha se këtë të shtunë protestohet kundër qeverisjes së Edi Ramës, duke e cilësuar gjithë kabinetin “organizatë kriminale”.
“Protestohet për arsye ekonomike, për shpopullimin e Shqipërisë, për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet qytetari i zakonshëm. Kundër një kryeministri që shishen e verës në ambientet e tij përrallore e pi 33 mijë e 600 euro, sa 200 pensione mujore. Protestohet për vjedhjet në Tunelin e Llogarasë”, deklaroi ai nga selia blu.
“Jam i bindur që protesta do jetë e madhe. Përpos paketës 100-ditore, kemi programin tonë që po e shpalosim çdo ditë”, theksoi Këlliçi.
A do jetë një protestë-marshim?
“Protesta është thirrur para selisë së Kryeministrisë, aty ku merren të gjitha vendimet. Koka e gjithë së keqes është aty”, tha ai.