Ministri Filkov do të anulojë vendimin e ish-ministrit Lloga në lidhje me rritjen e çmimeve te shërbimet e noterit

Ish-ministri i drejtësisë, Krenar Lloga, kishte vendosur në muajin shkurt, ndërsa miratim kishte marrë më 6 qershor nga Qeveria teknike, raporton 360shkallë. Ministri i tanishëm i drejtësisë, Igor Filkov, deklaroi se vendimi i Llogës nuk ishte diskutuar me publikun dhe krejt procesi ishte i fshehtë, transmeton Portalb.mk. Ministri Filkov sot deklaroi që do të anulojë […]

gusht 1, 2024 - 01:30
 0  5
Ministri Filkov do të anulojë vendimin e ish-ministrit Lloga në lidhje me rritjen e çmimeve te shërbimet e noterit
Ministria e Drejtësisë, foto: Meri Jordanovska

Ish-ministri i drejtësisë, Krenar Lloga, kishte vendosur në muajin shkurt, ndërsa miratim kishte marrë më 6 qershor nga Qeveria teknike, raporton 360shkallë. Ministri i tanishëm i drejtësisë, Igor Filkov, deklaroi se vendimi i Llogës nuk ishte diskutuar me publikun dhe krejt procesi ishte i fshehtë, transmeton Portalb.mk.

Ministri Filkov sot deklaroi që do të anulojë vendimin për rritjen e tarifave noterie, që duhej të fuqizohet prej 1 shtatorit.

Vendimi për rritjen e shërbimeve kishte për qëllim që të rritë tarifat për 10 herë më shumë.

“Kjo nuk do të ndodhë, për këtë do të anulojë ndryshimet për tarifat e reja. Kështu nuk punohet. Nuk duhet populli të paguajë diçka 10 herë më shumë, gjegjësisht nuk duhet të merren vendime pa pasur debat të gjerë, pa u dëgjuar mendimi i gjithë palëve”, deklaroi Filkov.