Vendimet e Qeverisë së RMV-së nga seanca e sotme, shkarkime dhe emërimet e reja nëpër institucione

Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u miratuan edhe 29 shkarkime e emërime të reja në institucione që janë nën kompetencë të Qeverisë, transmeton Portalb.mk. Qeveria gjithashtu vendosi të formojë edhe trupin koordinatav për përmirësimin e arsimit të lartë. Teatri i Dramës në Shkup do të bëhet me objekt të ri, […]

gusht 1, 2024 - 01:30
 0  5
Vendimet e Qeverisë së RMV-së nga seanca e sotme, shkarkime dhe emërimet e reja nëpër institucione
Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Foto nga Fisnik Xhelili / Portalb.mk

Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u miratuan edhe 29 shkarkime e emërime të reja në institucione që janë nën kompetencë të Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

Qeveria gjithashtu vendosi të formojë edhe trupin koordinatav për përmirësimin e arsimit të lartë.

Teatri i Dramës në Shkup do të bëhet me objekt të ri, ishte një vendim tjetër që u miratua në këtë seancë. Qeveria e angazhoi Ministrinë për Kulturë dhe Turizëm që në Programin vjetor të investimeve në kulturë të fut edhe ndërtimin e objektit të ri në vendin ku është objekti i tanishëm i NP Teatri i Dramës në Shkup.

Në kuadër të kësaj seance, Qeveria miratoi planin për investimet kapitale në disa komuna. Ata sqaruar që për realizmin e këtyre 56 projekteve janë planifikuar 250 milionë euro. Në listën e projekteve janë përfshirë 17 projekte nga fusha e infrastrukturës komunale, transporti dhe biznesi, 15 nga infrastruktura sociale dhe 22 për infrastrukturë ujore dhe mbrojtjen e mjedisit. U angazhua Ministria për Vetëqeverisje Lokale që të formojë Komisionin për vlerësimin e projekteve.

Informacionet në lidhje me shfrytëzimin e fondeve IPA II dhe IPA III u miratuan në këtë seancë, me vërejtjen se nuk janë shfrytëzuar dhjetëra milionë euro për investime kapitale nga fondet e Bashkimit Evropian.

Me propozim të MASH-it, u miratuan programet studiomë për ciklin e tretë të studimeve në Universitetin shtetëror “GoceDellçev” në Shtip.

Qeveria angazhoi Ministrinë për Transport që të propozojë ndryshime ligjore për të lehtësuar ndërtimin e objekteve shëndetësore, arsimore dhe garazheve në kate.

Në kuadër të kësaj mbledhje u realizuan 29 shkarkime dhe emërime në institucione të ndryshme shtetërore, si pjesë e koalicionit qeveritar VMRO-VLEN-ZNAM.

Hasim Murtezani u emëruar zëvendës sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, ushtrues detyre drejtor të Agjencisë për Rezerva të Naftës u emërua Nexhmedin Sadiku, Behar Emini ushtrues detyre në pozitën e drejtorit te Fondi për Sigurimin e Depozitave, Kujtim Ibishi u.d. drejtor i Policisë Financiare, Faton Fazliu u emërua u.d. drejtor në Drejtorinë për menaxhimin me librat amë, Afrim Qoku u.d. drejtor në Inspektoratin shtetëror për devizat, Arsim Idrizi u.d. drejtor në Inspektoratin për zbatimin e gjuhëve, Bejtulla Kamberi u.d. drejtor në Inspektoratin për pyje dhe gjueti, Bashkim Bakiu u.d. në NP nga fusha e shëndetësisë për nevojat e institucioneve shëndetësore publike.

Pavle Trajanor – Koordinator nacional për parandalimin e ekstremizmit dhe luftë kundër terrorizmit, Blerant Ramadani – koordinator nacional për zbatimin e teknologjisë së re, Solza Grçev për forma në arsimin e lartë.

Naim Llamallari u emërua u.d. zëvendësdrejtor në Burgun e Idrizovës, reparti i hapur në Veles.

Dejan Stankov u emërua u.d. drejtor në Entin Shtetëror të Statistikave, Afrona Vervizoli u.d. revizore kryesore në Trupin e revizorëve për revizionin e instrumenteve për ndihmë para anëtarësimit, ndërsa Maja Kobaçev – u.d. zëvendësdrejtore në Agjencinë për barna dhe mjete mjekësore,

Në këtë seancë, Qeveria emëroi Natasha Kotlar – u.d. drejtor në Arkivin Shtetërorë, ndërsa Dimitar Bogoevski u.d. zëvendësdrejtor.

Në Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Ivo Nikolov u emërua kryetar i Këshilli Drejtues, ndërsa Nikola Dodov u emërua u.d. drejtor.

Sirija Rashidi u propozua për u.d. drejtor në NP “Strezheva” në Manastir.

Qeveria shkarkoi Naumçe Mojsovskin nga pozita e drejtorit në Agjencinë për Rini dhe Sport.

Mare Bogeva – Micovska u emërua u.d. drejtore në Zyrën për prokurim publik, Igor Lazarevski drejtor në Drejtorinë për çështje hidrometeorologjike, Daniela Stankovsks Plaçkovska u.d. drejtore në Agjencinë për Film.

Qeveria propozoi që në u.d. drejtor në Ndërmarrjen Publike “Jasen” – Shkup të emërojë Angele Sotirovskin, ndërsa për u.d. zëvendësdrejtor Mevlan Morinën. Gjithashtu te Ndërmarrjen publike “Studençica” – Kërçovë u propozua që u.d. drejtor të jetë Aleksandar Petreski, ndërsa te “Strezhevo” – Manastir u propozua Vera Beshlievska.