U kërkua themelimi i Muzeut të familjes Deralla në Tetovë, reagoi Komuna e Tetovës

Komuna e Tetovës ka reaguar ndaj kërkesës së OJQ “Huta” në lidhje me shndërrimin e shtëpisë së Halim Derallës në Muze të familjes Deralla. Komuna reagoi dy vjet pas kësaj iniciative, transmeton Portalb.mk. “Kemi dy vite që presim për një përgjigje, sot me datë 21.11.2024, përsëri i jemi drejtuar Komunës së Tetovës pasi që me […]

Nëntor 23, 2024 - 01:00
 0  7
U kërkua themelimi i Muzeut të familjes Deralla në Tetovë, reagoi Komuna e Tetovës
Komuna e Tetovës. Foto: Fisnikn Xhelili/Portalb.mk

Komuna e Tetovës ka reaguar ndaj kërkesës së OJQ “Huta” në lidhje me shndërrimin e shtëpisë së Halim Derallës në Muze të familjes Deralla. Komuna reagoi dy vjet pas kësaj iniciative, transmeton Portalb.mk.

“Kemi dy vite që presim për një përgjigje, sot me datë 21.11.2024, përsëri i jemi drejtuar Komunës së Tetovës pasi që me kërkesë me shkrim u drejtuam deri te Qeveria e RMV-së për arsye të rëndësisë historike dhe kulturore që shtëpia e Halim Bej Derallës ka për qytetin e Tetovës e cila gjendet në listën për mbrojtje të trashëgimisë kulturore”, sqaroi OJ “Huta”.

Kjo organizatë, nismën e kishte filluar më 14 nëntor të vitit 2022, duke kërkuar që shtëpia që gjendet afër spitalit të Tetovës të shndërrohet në muze, bazuar në Ligjin për muze.

“Nga ana e qeverisë u transferua kërkesa te Ministria e Kulturës e cila nëpërmjet një shkrese nr.53-6911/5 i datës 03.10.2024, na njoftoi se Ministria e Kulturës vlerëson se është e nevojshme të parashtrojmë këtë kërkesë Komunës së Tetovës për arsye të rëndësisë për qytetin e Tetovës dhe historisë së Tetovës me interes lokal”, sqaroi organizata.

Në lidhje me këtë nismë, së fundmi ka reaguar edhe Komuna e Tetovës.

“Ne si komunë jemi po ashtu shumë të interesuar që kjo shtëpi të kthehet në institucion kulturor konkretisht muze. Por po theksojmë se objekti është në pronë të Qeverisë, andaj, së shpejti neve me pushtetin qendror do merremi vesh e do arrijmë zgjidhjen që kjo shtëpi të jetë muze, konkretisht pronë e komunës së Tetovës”, u shpreh për Alsat Albion Alili, zëdhënës i Komunës së Tetovës.