Ministri i Brendshëm: Situata është stabile, MPB e gatshme të veprojë nëse ka nevojë
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski deklaroi se momentalisht situata e sigurisë në vend nuk është e kërcënuar në atë masë sa të ketë nevojë për mbledhjen e këshillit të sigurisë. Ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme do t’i përgjigjet çdo sfide që do t’i paraqitet në kuadër të kompetencave të saj. […]
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski deklaroi se momentalisht situata e sigurisë në vend nuk është e kërcënuar në atë masë sa të ketë nevojë për mbledhjen e këshillit të sigurisë. Ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme do t’i përgjigjet çdo sfide që do t’i paraqitet në kuadër të kompetencave të saj.
PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME
“Ministria e Brendshme do t’i përgjigjet çdo sfide të vetme që do t’i vihet në kuadër të kompetencave të saj. Ne kemi treguar deri tani se mund t’i përballojmë të gjitha sfidat dhe t’i zgjidhim ato në përputhje me rrethanat, kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Në periudhën e kaluar kishte informacione për trazira. A do të merremi me ta – po”.
Lidhur me hetimet e paralajmëruara ndaj zyrtarëve të lartë, Toshkovski tha se hetime ka por pyetja është nëse ato do të zhvillohen në procedurë ligjore dhe do të ndiqen penalisht.
PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME
“Ka dhe do të ketë hetime për ish-zyrtarë, për zyrtarë aktualë, për persona që nuk janë zyrtarë, për persona juridikë, për persona fizikë. Është normale të bëhen hetime. Çështja është nëse ato hetime do të zhvillohen në procedurë ligjore, nëse ato hetime do të procedojnë-përpunojnë veprime në të ardhmen që në fund të përfundojnë si për shembull, le të themi, rasti me gjyqtarin suprem dhe anëtarin e Këshillit të Prokurorëve Publikë”.
“Nëse kemi hetime dhe veprime procedurale që përfundimisht do të rezultojnë në korruptim të gjyqtarëve, prokurorëve publikë, zyrtarëve etj, largimi i tyre nga jeta shoqërore në Maqedoni, do të nënkupton se e kemi arritur qëllimin”, tha Toshkovski.