Ministria e Arsimit nuk ka paguar transportin falas për studentët tashmë 2 vite me radhë

Ndërmarrja për Qarkullimin Publik Shkup nuk është në gjendje të ofrojë shërbime cilësore, ka parregullsi dhe mospërputhje në funksionimin e ndërmarrjes. Kështu thuhet në raportin e fundit të Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2023. Sipas raportit, Ministria e Arsimit nuk ka paguar transportin falas për studentët tashmë 2 vite me radhë edhe pse NQP […]

tetor 31, 2024 - 03:00
 0  7
Ministria e Arsimit nuk ka paguar transportin falas për studentët tashmë 2 vite me radhë

Ndërmarrja për Qarkullimin Publik Shkup nuk është në gjendje të ofrojë shërbime cilësore, ka parregullsi dhe mospërputhje në funksionimin e ndërmarrjes. Kështu thuhet në raportin e fundit të Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2023. Sipas raportit, Ministria e Arsimit nuk ka paguar transportin falas për studentët tashmë 2 vite me radhë edhe pse NQP po vazhdon të bëjë transportin për studentët mirëpo pa kompensim.

Enti Shtetëror i Revizionit

Ministria e Arsimit prej dy vitesh nuk ka paguar për transportin falas të studentëve. Kjo pasi Qeveria nuk ka marrë vendim për miratimin e parave nga buxheti për mbulimin e shpenzimeve të transportit falas për studentët e rregullt në universitetet shtetërore. NQP vazhdon ta përmbush obligimin ligjor për transport publik falas për studentët, por pa kompensim.”

Në raport gjithashtu thuhet se, subvencioni i Qytetit të Shkupit në shumë prej rreth 10 milionë euro, nuk është i mjaftueshëm për të arritur qëllimet strategjike për sistem të qëndrueshëm të transportit dhe zhvillimin e transportit publik të kryeqytetit.

Ndërkaq, pagesa e vonuar shumë herë ka qenë shkak i protestave në vend ku edhe në raportin e Revizionit theksohet se për shkak të pagesës së vonuar, transportuesit operojnë me kapacitet të reduktuar dhe nuk plotësojnë kapacitetin e kërkuar prej të paktën 80 për qind. Çështja e autobusave ka kohë të gjatë që shkakton pakënaqësi te të punësuarit po ashtu edhe për qytetarët. Mungesa e autobusave, vonesa e pagave, parregullsia teknike e autobusave, janë disa prej problemeve që Ndërrmarja e Qarkullimit Publik po vazhdon të jetë pa asnjë zgjidhje.