Ministrja Gërvalla tregon momentin e vështirë të raporteve me Shqipërinë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka folur për raportet me Shqipërinë dhe Serbinë. Ajo ka treguar momentin e vështirë të raporteve me Shqipërinë, si pasojë e veprimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama i cili ka propozuar marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës njëherë Beogradit, pa i

dhjetor 10, 2024 - 05:00
 0  7
Ministrja Gërvalla tregon momentin e vështirë të raporteve me Shqipërinë
ministrja-gervalla-tregon-momentin-e-veshtire-te-raporteve-me-shqiperine

ministrja-gervalla-tregon-momentin-e-veshtire-te-raporteve-me-shqiperine

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka folur për raportet me Shqipërinë dhe Serbinë.

Ajo ka treguar momentin e vështirë të raporteve me Shqipërinë, si pasojë e veprimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama i cili ka propozuar marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës njëherë Beogradit, pa i diskutuar fillimisht me Prishtinën zyrtare.

“Unë jam e lumtur që marrëdhëniet me Shqipërisë dhe Kosovës nuk kanë qenë më përmbajtjesore. Të gjitha institucionet bashkëpunojnë, kemi disa marrëveshje të implementuara. Ne jem i përpjekur dhe punojmë në të dyja anët e kufirit. Por është e fortë, jo gjithkund pajtohemi. Pika ku kemi mospajtime është qëndrimi që Shqipëria ka mbajtur në raport me Ballkanin e Hapur, që ne e shohim si Kal Troje të Rusisë për të depërtuar në Evropë. Siç e dini Ballkani i Hapur është mbyllur, herë pas here nxirët nga sirtari, por pa asnjë lloj perspektive”.

Kemi pasur propozime të Ramës në Bruksel për zgjidhje të marrëveshje pa kaluar ato propozime në Prishtinë. Në Kosovë ka një acarim për disa iniciativa të panevojshme, si p.sh organizmi i një kampionati të futbollit, me iniciative të Shqipërisë dhe Serbisë. Është e vërtetë që Shqipëria ka potencial për të ndihmuar shumë, por në këto tema mund të ishte më i mirë bashkëpunimi dhe të respektohen institucionet e Kosovës. Kryeministri Kurti dhe unë jemi nënshtetas dhe e ndjekim politikën e Shqipërisë. Ne kemi bërë disa sondazhe, kemi pyetur qytetarët për zgjedhjet e ardhme. Sondazhet kanë dëshmuar që qytetraët duan që ne të garojmë sërish bashkë”, është shprehur Gërvalla për Top Story në Top Channel.