Mirlind Daku në zi, ndan lajmin mortor

Një lajm i trishtë ka ardhur nga futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku. Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ai ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tij, Haxhiut. “Aq shumë që e deshe këtë ditë Xhuma, Allahu ta mundësoj që të ikësh në atë botë po në këtë ditë. InshAllah […]

gusht 30, 2025 - 00:00
 0
Mirlind Daku në zi, ndan lajmin mortor

Një lajm i trishtë ka ardhur nga futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku.

Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ai ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tij, Haxhiut.

“Aq shumë që e deshe këtë ditë Xhuma, Allahu ta mundësoj që të ikësh në atë botë po në këtë ditë. InshAllah na e ke bo hallall, e Allahu të shpërbleftë me xhennet. Do na mungosh baba Haxhi.”

Mesazhi i tij ka prekur mijëra ndjekës e tifozë, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen për futbollistin në këtë moment të vështirë.

Ngushëllime për familjen Daku.