Molliqaj për Elbert Krasniqin: Po i shërben populizmit të Kurtit – simbol i nacionalizmit të konfliktit shqiptaro-serb

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka shkruar për ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Molliqaj ka thënë se Elbert Krasniqi përfaqëson një komunitet pakicë egjiptian që është më i diskriminuari bashkë me atë rom e ashkali. Por, Molliqaj thotë se “Elbert Krasniqi e ka pranuar shërbimin ndaj Kurtit”, që sipas kreut […]

shtator 4, 2024 - 20:00
 0  6
Molliqaj për Elbert Krasniqin: Po i shërben populizmit të Kurtit – simbol i nacionalizmit të konfliktit shqiptaro-serb
molliqaj-per-elbert-krasniqin:-po-i-sherben-populizmit-te-kurtit-–-simbol-i-nacionalizmit-te-konfliktit-shqiptaro-serb

molliqaj-per-elbert-krasniqin:-po-i-sherben-populizmit-te-kurtit-–-simbol-i-nacionalizmit-te-konfliktit-shqiptaro-serb

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka shkruar për ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Molliqaj ka thënë se Elbert Krasniqi përfaqëson një komunitet pakicë egjiptian që është më i diskriminuari bashkë me atë rom e ashkali.

Por, Molliqaj thotë se “Elbert Krasniqi e ka pranuar shërbimin ndaj Kurtit”, që sipas kreut të PSD-së, “Kurti po e përdor si maskë para publikut ndërkombëtar”.

Kështu, sipas Molliqajt dëshmohet se “kombi nuk është çështje gjaku”, duke e cilësuar Elbert Krasniqin si nacionalist.

“Deri te molla e kuqe Elbert! Elbert Krasniqi është ministër që vjen nga pakica egjiptiane, të cilët bashkë me romët dhe ashkalinjtë janë grupi më i shtypur në Kosovë. Profili i Elbertit është përzgjedhje e Kurtit. Elberti egjiptian është maskë, vello imazhi për opinion publik ndërkombëtar. Sigurisht, Elberti e ka pranuar shërbimin. Ai është bërë simbol i betejave populliste e sovraniste të Kurtit”.

“Elberti është i edukuar, s’besoj se ka komplekse as nevoja për t’u dëshmuar më shqiptar se shqiptarët. Në nivel të njohjes ai e din se kështu s’duhet. Por, deliri popullist i përjetuar si lavdi, bashkë me oportunizmin e pushtetit e ka bërë Elbertin simbol të nacionalizmit brenda konfliktit shqiptaro-serb. Elberti është edhe një provë tjetër se kombi nuk është çështje gjaku, mund të thoshte ndonjë cinik”.

“Këtë ministër nuk ka me mbajtë në mend komuniteti i tij që jeton në kushte katastrofale. Si ministër, ai po shërben për qëndrimin e kryetarëve të dhunshëm. Në anën tjetër, komuniteti prej nga vjen ai ka shkallë të ulët edukimi, shkallë të lartë varfërie e martesa të hershme etj. Shumë mire, deri te molla e kuqe Elbert”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.