Momenti i pazakontë kur Rozana falënderon dhomën e rrëfimit: Na kanë suportuar dhe na kanë dhuruar
Mbrëmja finale e Big Brother VIP Albania 4 u mbyll me fitoren e Gjestit, i cili u kurorëzua si fituesi i këtij edicioni të ndjekur gjerësisht. Pas shpalljes së rezultatit, në vendin e dytë u rendit këngëtarja dhe aktorja Rozana Radi, e cila sapo hyri në studio, nuk i fshehu emocionet. Ajo u shpreh me […]


Mbrëmja finale e Big Brother VIP Albania 4 u mbyll me fitoren e Gjestit, i cili u kurorëzua si fituesi i këtij edicioni të ndjekur gjerësisht.
Pas shpalljes së rezultatit, në vendin e dytë u rendit këngëtarja dhe aktorja Rozana Radi, e cila sapo hyri në studio, nuk i fshehu emocionet.
Ajo u shpreh me sinqeritet se ishte e lumtur për fitoren e Gjestit: “Jam shumë e gëzuar që e fitoi Gjesti këtë rrugëtim, e kam dashur shumë”, tha ajo mes falënderimesh dhe buzëqeshjesh.
Por. momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ishte kur Rozana nisi të falënderonte stafin e produksionit dhe veçanërisht dhomën e rrëfimit, me tone plot mirënjohje:“Dua të falënderoj ‘Motorin’ e Top Channel-it. Motori është ai Vëllai i Madh – e falënderoj shumë. Dua të falënderoj të gjithë ata, sepse motori pa benzinë nuk ecën – dhomat e rrëfimit, një duartrokitje të madhe se na kanë suportuar, na kanë dhuruar shumë. Autorët, regjisorët, ndriçimi, skenografia, gjithçka që përmban kjo flotë e madhe e Top Channel-it – faleminderit! Faleminderit ty, Ledion. Faleminderit Sara, opinionistët, publiku kudo që ndodheni – Shqipëri, Kosovë, diasporë – ju dua! Faleminderit edhe konkurrentëve.”
Por, ndërsa falënderimet e saj prekën shumë fansa, pati edhe nga ata që vunë re një detaj që riktheu diskutime të mëparshme në rrjet.
Momenti kur Rozana falënderoi posaçërisht dhomën e rrëfimit u komentua gjerësisht nga shikuesit, duke rikthyer në vëmendje një video që ishte bërë virale gjatë kohës së qëndrimit të saj në shtëpi. Në pamjet e përhapura më parë, Rozana shihej duke lëvizur sytë në mënyrë të dyshimtë në dhomën e rrëfimit, gjë që disa interpretuan si lexime në një ekran apo marrje instruksionesh.
Kjo nxiti spekulime të reja mes ndjekësve të formatit, të cilët në rrjetet sociale komentuan se ndoshta banorët, përfshirë Rozanën, mund të kenë marrë ndonjëherë sugjerime për lojën ose informacione të brendshme.
Pavarësisht komenteve, Rozana doli nga formati me shumë dinjitet, duke marrë përkrahje të madhe nga publiku dhe duke lënë pas një rrugëtim të fortë emocional dhe dinamik në shtëpinë e famshme.