Taravari: Më mirë jashtë qeverisë sesa pjesë e nënçmimit të shqiptarëve
Nga Negotina, ku u zyrtarizua kandidatura e Isen Shabanit për mandatin e tretë si kryetar komune, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, bëri të ditur se partia është shumë The post Taravari: Më mirë jashtë qeverisë sesa pjesë e nënçmimit të shqiptarëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nga Negotina, ku u zyrtarizua kandidatura e Isen Shabanit për mandatin e tretë si kryetar komune, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, bëri të ditur se partia është shumë pranë vendimit për të braktisur qeverinë.
Taravari theksoi se vendimi pritet të sillet nesër ose pasnesër në organet partiake, duke theksuar se nuk mund të pranohet më margjinalizimi i shqiptarëve dhe devijimi i qeverisë nga rruga drejt Bashkimit Evropian.
“Fatkeqësisht, ky nuk është ndryshimi që e kanë pritur shqiptarët. Premtuam decentralizim, por përballemi me një ligj që është edhe më shumë centralizim. Në administratën shtetërore ka margjinalizim të thellë ndaj shqiptarëve,” tha Taravari.
Ai shtoi se partia do të largohet me dinjitet nga qeveria dhe do të rikthehet më e fortë në pushtetin lokal dhe më pas në atë qendror: “Kur të jemi në qeveri, nuk duam të jemi kukulla. O jemi si duhet, o më mirë të mos jemi fare.”
The post Taravari: Më mirë jashtë qeverisë sesa pjesë e nënçmimit të shqiptarëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .