Morina: Ka pasur raste që me helikopter të KFOR-it i kemi dërguar patrullat në pikat kufitare, shkaku i Radojçiqit

Ish-nënkolonel i Policisë së Kosovës, Refi Morina, ka thënë se për të siguruar dërgimin e zyrtarëve policorë dhe doganierëve në pikat kufitare në veri të vendit, është dashur që disa herë, të përdoren helikopterët e KFOR-it. Në emisionin “Mendje Kriminale”, Morina theksoi se transporti përmes tokës në veri shpeshherë nuk ishte i mundur, për shkak […]

gusht 14, 2024 - 02:00
 0  6
Morina: Ka pasur raste që me helikopter të KFOR-it i kemi dërguar patrullat në pikat kufitare, shkaku i Radojçiqit
morina:-ka-pasur-raste-qe-me-helikopter-te-kfor-it-i-kemi-derguar-patrullat-ne-pikat-kufitare,-shkaku-i-radojciqit

morina:-ka-pasur-raste-qe-me-helikopter-te-kfor-it-i-kemi-derguar-patrullat-ne-pikat-kufitare,-shkaku-i-radojciqit

Ish-nënkolonel i Policisë së Kosovës, Refi Morina, ka thënë se për të siguruar dërgimin e zyrtarëve policorë dhe doganierëve në pikat kufitare në veri të vendit, është dashur që disa herë, të përdoren helikopterët e KFOR-it.

Në emisionin “Mendje Kriminale”, Morina theksoi se transporti përmes tokës në veri shpeshherë nuk ishte i mundur, për shkak të kontrollit dhe kërcënimeve të vazhdueshme nga grupet kriminale të udhëhequra nga kryekrimineli Millan Radojçiq – i cili është përgjegjës për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ai tregoi se këto grupe, të armatosura ilegalisht nga Serbia, kishin si synim të mbanin të izoluar pjesën veriore për të parandaluar depërtimin e institucioneve kosovare.

“Vazhdimisht kemi pasur pengesa për me shku në pikat kufitare, shpeshherë kemi përdorur edhe helikopterin e KFOR-it për t’i dërguar patrullat tona, për doganierët. Për arsye se përmes tokës nuk kemi mundur.

Gjithë këto grupe kanë qenë të udhëhequra nga Radojçiqi dhe të tjerët që kanë pasur si qëllim ta mbajnë të hendikepuar ose bllokuar pjesën veriore në mënyrë që institucionet tona të mos dertojnë. Me depërtimin e institucioneve tona në atë pjesë del në sipërfaqe veprimtaria e tyre kriminale, me fakte, me prova… vazhdimisht Serbia atë pjesë e ka armatosur, i ka armatosur grupet kriminale në mënyrë ilegale, për të pritur momentin, sikurse në rastin e Banjskë”, ka thënë Morina.