MPB hapi në Saraj zyrë për nxjerrjen e dokumenteve

Në Departamentin e Policisë në Saraj sot është hapur një zyrë e re e shërbimeve administrative të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila synon t’u mundësojë qasje më të shpejtë qytetarëve nga kjo pjesë e Shkupit, transmeton Portalb.mk. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili sot hapi zyrën e re, tha se […]

tetor 12, 2024 - 20:00
 0  6
MPB hapi në Saraj zyrë për nxjerrjen e dokumenteve
Foto: MPB

Në Departamentin e Policisë në Saraj sot është hapur një zyrë e re e shërbimeve administrative të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila synon t’u mundësojë qasje më të shpejtë qytetarëve nga kjo pjesë e Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili sot hapi zyrën e re, tha se është një zyrë që është e treta me radhë që hapet në një periudhë të shkurtër, si pjesë e një sërë të tjerash që do të hapen, me qëllim të qytetarët të kenë qasje më të shpejtë në dokumentet dhe shërbimet që u nevojiten.

“Siç kemi paralajmëruar, përveç fillimit me hapjen e shërbimeve administrative në kuadër të Komunës së Jegunovcës, Komunës së Likovës, sot edhe në kuadër të Komunës së Sarajit, po fillojmë të zbatojmë aksionin e përgjithshëm që ka për qëllim sjelljen e shërbimeve të Ministrisë së Punët e brendshme më afër qytetarëve”, tha Toshkovski.

Ai shtoi se nga sot qytetarët e Sarajit do të kenë qasje realisht në komunën e tyre për të realizuar procesin e nxjerrjes së dokumenteve personale më thjeshtë dhe më shpejt. .

“Këtu do të mund të përfundojë i gjithë procesi nga fillimi i procedurës deri në marrjen e dokumentit”, theksoi Toshkovski.

Ai theksoi se me Ligjin e ri për Punë të Brendshme dhe Polici, Departamenti i Policisë në Saraj është planifikuar të shndërrohet në Stacion Policor, i cili do të rrisë numrin e punonjësve policorë dhe kjo do të rezultojë në rritjen e sigurisë në vetë komunën dhe zonat përreth.