Pas kallëzimit penal reagoi biznesmeni Fatmir Etemi: Po krijohet atmosferë linçimi pa bazë

Pas kallëzimit penal nga MPB-së ndaj biznesmenit Fatmir Etemi, në të cilin thuhet se ai ka përdorur informacione të brendshme për të blerë aksione të një banke nga Shkupi, ka reaguar Etemi. Sipas tij,  bëhet fjalë për një gjendje faktike të konstatuar gabimisht me të cilën janë keqinformuar institucionet kompetente dhe qytetarët. Ai tha se […]

tetor 12, 2024 - 20:00
 0  6
Pas kallëzimit penal reagoi biznesmeni Fatmir Etemi: Po krijohet atmosferë linçimi pa bazë
Policia e RMV-së, Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Pas kallëzimit penal nga MPB-së ndaj biznesmenit Fatmir Etemi, në të cilin thuhet se ai ka përdorur informacione të brendshme për të blerë aksione të një banke nga Shkupi, ka reaguar Etemi. Sipas tij,  bëhet fjalë për një gjendje faktike të konstatuar gabimisht me të cilën janë keqinformuar institucionet kompetente dhe qytetarët. Ai tha se me këtë, i kanë dëmtuar reputacionin në sektorin e biznesit, transmeton Portalb.mk.

Vepra për të cilën ngarkohet Etemi është “Mashtrim gjatë punës me letra me vlerë dhe aksione” nga neni 275 paragrafi 3 i Kodit Penal.

“I denoncuari në cilësinë e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të një banke nga Shkupi, ka keqpërdorur informacione të brendshme në lidhje me shumën e dividendës për vitin 2023, të cilat i ka marrë vesh gjatë vitit 2024 si anëtar i këshillit mbikëqyrës. Në atë mënyrë, duke shfrytëzuar informacionin e ndjeshëm ndaj çmimit, ka blerë 500 aksione të zakonshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas MPB-së, informacionet e marra në mënyrë të paligjshme Etemi i ka ndarë me persona të tretë, përkatësisht anëtarët e familjes së tij të ngushtë, dhe kështu kanë blerë 701 aksione të bankës.

“Përkatësisht për aksionet janë paguar gjithsej 11.520.967,00 denarë me të cilat është mundësuar fitimi i përfitimit të përgjithshëm prej 639.000,00 në bazë të ndryshimit të çmimit të aksioneve, si dhe gjithsej 646.100,00 denarë në bazë të dividendës”, theksoi MPB.

Nga ana tjetër, sipas Etemit, bëhet fjalë për informacione të pasakta të plasuara në opinion, qëllimi i të cilave, siç thotë ai, është modelimi i opinionit publik dhe krijimi paraprak i një atmosfere linçimi.

“Dua të bëj të qartë se nuk ka absolutisht asnjë bazë për tregtimin e brendshëm në lidhje me shumën e dividentit 2023, pasi blerja ime e 500 aksioneve është pothuajse një muaj pasi shuma e dividentit 2023 është shpallur publikisht për të gjithë publikun e SEI Net. Sistemi elektronik informativ për shoqëritë aksionare të listuara në Bursën e Maqedonisë për letra me vlerë”, tha ai.

Biznesmeni thekson në reagim se shuma e dividentit është shpallur publikisht në SEI Net më 30.01.2024 në Programin për Masat dhe Veprimtaritë e Politikës së Biznesit dhe Planit Financiar për vitin 2024 të bankës, ndërsa siç thotë ai, blerja e tij e aksioneve është në fund të muajit shkurt 2024.

“Përkundër pretendimeve se aksionet janë blerë me çmim shumë më të ulët, dua të theksoj se blerja ime personale dhe blerja e anëtarëve të familjes sime të ngushtë ka qenë me çmime shumë më të larta se çmimet e bursës që ishin në periudhën pas shpalljes së shumës së dividendit që ishte shpallur në Planin Financiar të bankës për vitin 2024, deri në blerjen time të aksioneve në fund të shkurtit 2024. Gjatë kësaj periudhe, në total, investitorë dhe individë të tjerë kanë blerë dhe tregtuar më shumë se 17 mijë aksione të bankës, që janë shuma aksionesh shumë më të mëdha dhe çmime shumë më të ulëta se blerja e 500 aksioneve nga unë në fund të shkurtit”, sqaron Etemi.