MPB me apel: Kujdes nga mashtruesit që ju lajmërojnë në telefon dhe luajnë rolin e policëve
Në zonën e SPB Shkup në periudhën e kaluar janë regjistruar disa vepra penale “mashtrim”, të cilat janë kryer ndaj personave të moshuar. Autorët mashtrojnë njerëzit duke i thirrur në telefon dhe duke u paraqitur si zyrtarë, zakonisht punonjës policie, dhe u kërkojnë burime financiare për lirimin nga ndjekja penale të fëmijëve apo nipërve të […]
Në zonën e SPB Shkup në periudhën e kaluar janë regjistruar disa vepra penale “mashtrim”, të cilat janë kryer ndaj personave të moshuar.
Autorët mashtrojnë njerëzit duke i thirrur në telefon dhe duke u paraqitur si zyrtarë, zakonisht punonjës policie, dhe u kërkojnë burime financiare për lirimin nga ndjekja penale të fëmijëve apo nipërve të tyre, të cilët dyshohet se pak para thirrjes kanë kryer shkelje rrugore ose aksidente fatale.
Mashtruesit kontaktojnë të moshuarit më së shumti në telefon fiks, por ka raste që kontaktohen edhe nëpërmjet celularit me numër të fshehur dhe për të qenë më bindës, në sfond dëgjohet një zë femre që kërkon ndihmë.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe SPB Shkup i njofton qytetarët se po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e krimeve të deritanishme, si dhe apelojmë qytetarët që të mos bien në këtë lloj mashtrimi dhe nëse kontaktohen menjëherë. raportojnë në polici.