MSH: Është zgjedhur kompania që do të vendosë stacionin e kompresorit në klinikën “Nënë Tereza”

Ministria e Shëndetësisë informon se do të nënshkruajë marrëveshje me kompaninë e vetme që ka aplikuar për tenderin për ndërrimin e stacionit të kompresorit për dhomat e kirurgjisë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Nga MSH thonë se instalimi dhe montimi i pajisjeve duhet të bëhet brenda katër muajve. “Ju njoftojmë se është marrë vendim për […]

shtator 17, 2024 - 17:00
 0  11
MSH: Është zgjedhur kompania që do të vendosë stacionin e kompresorit në klinikën “Nënë Tereza”

Ministria e Shëndetësisë informon se do të nënshkruajë marrëveshje me kompaninë e vetme që ka aplikuar për tenderin për ndërrimin e stacionit të kompresorit për dhomat e kirurgjisë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.

Nga MSH thonë se instalimi dhe montimi i pajisjeve duhet të bëhet brenda katër muajve.

“Ju njoftojmë se është marrë vendim për zgjedhjen e ofertës më të volitshme, me çka është përzgjedhur oferta e ofertuesit Vinora SHPKNJP Shkup. Kontrata do të nënshkruhet në periudhën e ardhshme, sipas afateve ligjore. Instalimi dhe montimi i pajisjeve duhet të kryhet brenda 4 (katër) muajve, të llogaritur nga dita e lidhjes së kontratës, sipas kushteve të publikuara në dokumentacionin e tenderit dhe në shpalljen e publikuar”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, ky ishte tenderi i dytë për kompaninë për stacionin e kompresorit që u publikua nga Ministria e Shëndetësisë, pasi i pari i cili ishte i pasuksesshëm u publikua nga Shërbimi për Çështje të Përbashkëta të Klinikës.