“Mu përmbys bota në ato momente”, Blerta Kllokoqi rrëfen letrën që mori nga Ukë Rugova gjatë kohës që ai ishte në burg

Në episodin më të fundit të podcastit të Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, mysafire ishte Blerta Kllokoqi Rugova, nusja e Ukë Rugovës, djalit të dytë të Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Blerta ndau me publikun historinë e saj të jetës dhe sfidat që ka kaluar, duke përfshirë edhe një nga momentet më të vështira që […]

tetor 5, 2024 - 21:00
 0  10
“Mu përmbys bota në ato momente”, Blerta Kllokoqi rrëfen letrën që mori nga Ukë Rugova gjatë kohës që ai ishte në burg

Në episodin më të fundit të podcastit të Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, mysafire ishte Blerta Kllokoqi Rugova, nusja e Ukë Rugovës, djalit të dytë të Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Blerta ndau me publikun historinë e saj të jetës dhe sfidat që ka kaluar, duke përfshirë edhe një nga momentet më të vështira që ajo përjetoi në vitin 2014, kur bashkëshorti i saj Uka u arrestua nën dyshimet për përfshirje në një aferë vizash italiane.

Gjatë bisedës, Blerta rrëfeu emocionet që kishte ndjerë në atë kohë, duke qenë shtatzënë në muajin e shtatë me djalin e saj, Lekën. Ajo tregoi se arrestimi i Ukës kishte përmbysur botën e saj, por një letër që bashkëshorti i kishte dërguar përmes avokatit e kishte ndihmuar të gjente forcën për të vazhduar.

Në letër, Uka kishte përfshirë një thënie të babait të tij, presidentit Rugova: “Mos harro, në politikë dhe në paraqitje publike apo shërbim të popullit, më e lehta që mund të të bëjnë është burgu. Burgu është luks”.

Blerta shtoi se për forcën e saj për ta përballuar këtë sfidë gjeti frymëzim nga nëna e Rugova, Sofia, e cila kishte humbur burrin dhe vjehrrin në rrethana të rënda, por nuk ishte dorëzuar kurrë.

Ajo tha se e dinte që procesi i Ukës do të kishte një fillim dhe një mbarim dhe se ajo duhej të përballonte këtë sfidë me forcë dhe durim.