Mucunski – Dimovski: Rritja ekonomike, vendet e reja të punës dhe investimet në fokus të prioriteve qeveritare
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot u takua me drejtorin e ri të emëruar në Drejtorinë e Zonave Zhvillimore Teknologjike dhe Industriale (ZZHTI), Goce The post Mucunski – Dimovski: Rritja ekonomike, vendet e reja të punës dhe investimet në fokus të prioriteve qeveritare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot u takua me drejtorin e ri të emëruar në Drejtorinë e Zonave Zhvillimore Teknologjike dhe Industriale (ZZHTI), Goce Dimovski.
Siç bëri të ditur MPJ, në takim u bisedua për prioritetet e qeverisë, me fokus në aktivitetet siç janë rritja ekonomike, krijimi i vendeve të reja të punës, nxitja e tregtisë dhe tërheqja e investimeve të reja. Gjatë kësaj, të dyja palët folën për bashkëpunimin e fuqishëm dhe të vazhdueshëm në drejtim të realizimit të prioriteteve të qeverisë.
Njëherësh, në takim, ishte theksuar nevoja e qasjes së koordinuar dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm në sferën e ekonomisë dhe biznesit, si dhe angazhimet për paraqitje të përbashkët lidhur me tërheqjen e investimeve të huaja, qëndron në kumtesë.
The post Mucunski – Dimovski: Rritja ekonomike, vendet e reja të punës dhe investimet në fokus të prioriteve qeveritare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .