Mucunski: “Propozimi francez plus” është një ndalesë për bilateralizimin në negociatat e pranimit me BE
“Garancionin e kërkojmë në radhë të parë përmes institucioneve të Bashkimit Evropian. Dhe ne mendojmë se përveç zbatimit të vonuar të ndryshimeve kushtetuese, zbatimi i vendimeve të Gjykatës Evropiane të The post Mucunski: “Propozimi francez plus” është një ndalesë për bilateralizimin në negociatat e pranimit me BE appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
“Garancionin e kërkojmë në radhë të parë përmes institucioneve të Bashkimit Evropian. Dhe ne mendojmë se përveç zbatimit të vonuar të ndryshimeve kushtetuese, zbatimi i vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe vendosja e një sistemi mes vendit tonë dhe institucioneve evropiane, mund të jetë një rrugë e drejtë përpara”, thotë ministri i Jashtëm, përcjell FLAKA.
Pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski për “propozimin francez plus”, dhe pas njoftimeve se në Bruksel këtë javë do të prezantojë planin për zhbllokimin e integrimeve evropiane, shefi i diplomacisë maqedonase, Timço Mucunski, në një intervistë për “360 gradë” në MRT 1, tha se para së gjithash ka të bëjë me ndalimin e bilateralizimit.
“Propozimi francez plus” është një plotësues i gjithë asaj që ekziston aktualisht si një situatë de facto në atë mënyrë që ne do të jemi absolutisht të sigurt, pa asnjë hezitim, që nga momenti që të fillojmë negociatat me BE-në, nuk do të kemi bilateralizim të rrugës sonë. Që nuk do të thotë se një shtet anëtar nuk do të jetë në gjendje të na bllokojë në drejtim të kryerjes së reformave në fushën e financave publike, në drejtim të mos kryerjes së reformave në fushën e sundimit të ligjit, por të ndalojë këto kërkesat dypalëshe”, shpjegon Mucunski.
Ministri i Politikës së Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme pohon se kjo mund të arrihet përmes institucioneve të BE-së, nëse Unioni është seriozisht i përkushtuar ndaj nesh dhe rajonit.
“Garancionin e kërkojmë në radhë të parë përmes institucioneve të Bashkimit Evropian. Dhe mendojmë se përveç zbatimit të vonuar të ndryshimeve kushtetuese, një rrugë e drejtë mund të jetë edhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe vendosja e një sistemi mes vendit tonë dhe institucioneve evropiane”, tha ai.
Kur ekziston një dëshirë midis shteteve anëtare, do të gjendet një mënyrë për të bindur një anëtar që po bën problem, nëse çështja është strategjike. Pyetja është nëse BE-ja është e sinqertë në dëshirën për t’u zgjeruar në Ballkanin Perëndimor dhe besoj se është e sinqertë, thotë Mucunski.
“Ne u themi se rruga që keni bërë na dëmton, do t’ju dëmtojë edhe juve, le të nxjerrim një rrugë të re. Dhe jo vetëm kaq, por ne ofrojmë edhe një zgjidhje logjike. Ne ofrojmë një zgjidhje që nuk është as e tmerrshme dhe as e rrezikshme nga pikëpamja juridike dhe politike. Ne jemi mbështetës të konceptit se vendimet e shpejta në politikën e jashtme sjellin zgjidhje të mira. Ne pamë se si një qeveri e mëparshme, pas disa muajsh nga formimi i qeverisë, donte të pohonte se gjen zgjidhjet më të përshtatshme në politikën e jashtme, kështu që na çoi në këtë situatë me protokolle, me ndryshime kushtetuese, me një milion probleme të një natyrës teknike, me një gjoja përmirësim të marrëdhënieve të ndërsjella, por më pas gjithçka që u kërkohej – ata pranuan. Dhe tani jemi sjellë në një situatë të tillë që duhet ta çojmë punën nga një gjendje shumë e varur në një situatë ku të kemi të paktën dinjitet dhe integritet minimal për ta çuar vendin përpara”, thotë Mucunski në intervistë. FLAKA
The post Mucunski: “Propozimi francez plus” është një ndalesë për bilateralizimin në negociatat e pranimit me BE appeared first on Flaka, në çdo lajm... .