Muharremi: Koha nuk po punon më për VV-në
Analisti Shenoll Muharremi tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk po e pranon realitetin e 9 shkurtit. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Muharremi shkroi se koha më nuk po punon për VV-në, duke shtuar se as liria dhe as pavarësia me këtë nivel të përfaqësimit në Kuvendin e Kosovës nuk do të kishin ndodhur. “Vetëm


Analisti Shenoll Muharremi tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk po e pranon realitetin e 9 shkurtit.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Muharremi shkroi se koha më nuk po punon për VV-në, duke shtuar se as liria dhe as pavarësia me këtë nivel të përfaqësimit në Kuvendin e Kosovës nuk do të kishin ndodhur.
“Vetëm paramendoni sikurse të kishim pas kësi lloj përfaqësimi kur është dasht me kriju kushte për çlirimin, lirinë si dhe shpalljen e kordinuar të pavarësisë së Kosovës. Me siguri që as liria e as pavarësia me këtë nivel të përfaqësimit dhe joseriozistetit që po e shohim këto ditë në Kuvendin e Kosovës nuk kishte me ndodhë”.
Tutje, ai tha se ndihet me fat që në disa momente kritike të historisë sonë ka pasur përfaqësues të denjë.
“Sot, kur e shoh këtë dramë dhe teatër, ndihem shumë me fat që në disa momente kritike të historisë tonë në periudhën 1998-2008 kemi pasur përfaqësim më të mirë i cili ka mundësu me ndodhë liria dhe pavarësia e Kosovës”, shkroi ai.