Nimani: Kuvendi është kthyer në një teatër

Artan Nimani nga Forumi intelektual Evropa 2030 ka thënë se Kuvendi është kthyer në një teatër argëtues dhe zbavitës se sa për çka janë të thirrur dhe për çka e kanë marrë mandatin nga populli. Skenat e ditëve të fundit në Kuvendi sipas Nimanit janë të panevojshme dhe nuk duhet të prodhohet “llafologjia” por të

Prill 21, 2025 - 19:00
 0  6
Nimani: Kuvendi është kthyer në një teatër
nimani:-kuvendi-eshte-kthyer-ne-nje-teater

nimani:-kuvendi-eshte-kthyer-ne-nje-teater

Artan Nimani nga Forumi intelektual Evropa 2030 ka thënë se Kuvendi është kthyer në një teatër argëtues dhe zbavitës se sa për çka janë të thirrur dhe për çka e kanë marrë mandatin nga populli.

Skenat e ditëve të fundit në Kuvendi sipas Nimanit janë të panevojshme dhe nuk duhet të prodhohet “llafologjia” por të ecin tutje me konstituimin e Kuvendit.

Tutje ai ka thënë se me situatën e krijuar, Vetëvendosje duhet të jetë e hapur dhe të krijoj një qeveri të unitetit sepse në çfarëdo forme tjetër një qeveri e krijuar nuk do të ketë një jetëgjatësi më të madhe se sa 7-8 muaj.
“…i takon Vetëvendosjes që ti merr hapat konkret për shtensionimin e situatës dhe të gjitha pasojat dhe faturat i paguan populli por përgjegjësinë politike e mban Albin Kurti dhe Vetëvendosja”, ka thënë Nimani në RTV Dukagjini.
Ndryshe, sot ka dështuar për herë të katërt konstitituimi i Kuvendit të Kosovës. Me të nisur vazhdimi kryesuesi Avni Dehari e ka ftuar Vetëvendosjes që të propozojë emrin për kryetar të Kuvendit.

Deputeti i Vetëvendosjes Gluk Konjufca, ka thënë se ata e kanë emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun, dhe ka theksuar se meqë partitë e tjera janë deklaruar kundër votimit të saj, duhet kohë shtesë për konsultime.