Tahiri: Kurti nuk po arrin me pasë partner për me qeverisë Kosovën në katër vitet e ardhshme
Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri, në “FRONTAL” të T7 ka thënë se sot është shkelur rregullorja e Kuvendit pasi u ndërpre seanca pa u vënë në votim propozimi për kryeparlamentare. “Ndërprerje arbitrare, në kundërshtim me rregullore”, tha ai. Ai shtoi se nuk mund të punohet me “teke”. “Çdo 48 orë duhet të votohet deri në


Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri, në “FRONTAL” të T7 ka thënë se sot është shkelur rregullorja e Kuvendit pasi u ndërpre seanca pa u vënë në votim propozimi për kryeparlamentare.
“Ndërprerje arbitrare, në kundërshtim me rregullore”, tha ai.
Ai shtoi se nuk mund të punohet me “teke”.
“Çdo 48 orë duhet të votohet deri në zgjidhjen e kryetarit të kuvendit dhe nënkryetarëve”, tha ai.
Tahiri tha se VV nuk po arrin të gjejë partner për koalicion.
“Ajo çka shihet është z. Kurti me VV spo arrin me pasë partner për me qeveris Kosovën në katër vitet e ardhshme… Duket qartë që nuk ka disponim as vullnet nga asnjë parti për të qeverisur me Kurtin në katër vitet e ardhshme”, tha ai në “FRONTAL”.