Muhaxheri: Në zgjedhjet e ardhshme Qeveria të shkoj e të mos kthehet kurrë më, do të dëshmohet rritja e LDK-së
Gazmend Muhaxheri nga LDK-ja thotë për “Front Online” thotë se sa i përket datës së propozuar nga LDK-ja për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare gjatë takimit të së mërkurës me presidenten Osmani, pritet të diskutohet nesër në takimin e kryesisë së partitë. Ai thotë se data do të përcaktohet varësisht nga disponimi i përfaqësuesve të partive […]
Gazmend Muhaxheri nga LDK-ja thotë për “Front Online” thotë se sa i përket datës së propozuar nga LDK-ja për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare gjatë takimit të së mërkurës me presidenten Osmani, pritet të diskutohet nesër në takimin e kryesisë së partitë.
Ai thotë se data do të përcaktohet varësisht nga disponimi i përfaqësuesve të partive politike në vend.
“Nuk i kemi mbajtë ende mbledhjen e kryesisë, besoj që para takimit me presidenten do të ketë një takim të kryesisë dhe me siguri do të ketë një dakordancë. Tash po shkojmë në zgjedhjet e rregullta dhe mandej varet sa dëshirojnë partitë politike dhe sa mendojnë për qytetarët që kur me i mbajtë këto zgjedhje”, theksoi ai.
Muhaxheri thotë se është mirë që kjo qeveri ta mbajë mandatin e plotë që të shkojnë dhe të mos kthehen kurrë më në qeverisje.
“Kish me qenë mirë që zgjedhjet të mbahen me orar të plotë, që kjo qeveri me pas një mandat të plotë të përfunduar dhe të shkoj e mos të kthehet më kurrë”, tha ai.
Për Muhaxherin në zgjedhjet e ardhshme do të dëshmohet rritja e LDK-së.
“LDK-ja e gatshme për zgjedhje. Te qesim një garë të mirë kur do të dëshmohet rritja e LDK-së dhe të shihet gatishmëria jonë për të dalë në ballë të proceseve”, tha ai për Front Online.