Muhaxhiri: Nëse Qeveria nuk e dërgon draft-Asociacionin në Kushtetuese, do të ketë pasoja katastrofale për Kosovën

Artan Muhaxhiri, njohës i çështjeve politike thotë për Front Online se dërgimi i draft-Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës është i patjetërsueshëm sepse në të kundërtën do të ketë bllokadë të Kosovës në shumë procese të rëndësishme për vendin. “Nëse nuk e dërgojnë draft asociacionin atëherë do të ketë bllokadë të Kosovës, […]

maj 2, 2024 - 23:00
 0  5
Muhaxhiri: Nëse Qeveria nuk e dërgon draft-Asociacionin në Kushtetuese, do të ketë pasoja katastrofale për Kosovën
muhaxhiri:-nese-qeveria-nuk-e-dergon-draft-asociacionin-ne-kushtetuese,-do-te-kete-pasoja-katastrofale-per-kosoven

muhaxhiri:-nese-qeveria-nuk-e-dergon-draft-asociacionin-ne-kushtetuese,-do-te-kete-pasoja-katastrofale-per-kosoven


Artan Muhaxhiri, njohës i çështjeve politike thotë për Front Online se dërgimi i draft-Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës është i patjetërsueshëm sepse në të kundërtën do të ketë bllokadë të Kosovës në shumë procese të rëndësishme për vendin.

“Nëse nuk e dërgojnë draft asociacionin atëherë do të ketë bllokadë të Kosovës, do të ketë ndalim të procesit të dialogut. Prandaj, mendoj që Kosova do të ketë pasoja katastrofale nëse nuk e dërgon draft asociacionin dhe nëse i gjithë procesi kthehet në pikën zero. Jo vetëm që do të humbin një vit në KiE por dotë ketë pasoja jashtëzakonisht për shtetin tonë sepse Kosova do të paraqitet si një partner joserioz dhe i pabesuëshëm”, tha Muhaxheri.

Muhaxheri thekson se parakushte të tilla si kushtëzim për anëtarësimin në KiE vijnë si pasojë e humbjes së besimit të Bashkësisë Ndërkombëtare në fjalët dhe në zotimet e kryeministrit Kurti

“Në bazë të të gjitha zhvillimeve të ditëve të fundit, dërgimi i draft-Asociacionit është i patjetërsueshëm për anëtarësimin në KiE. Nuk është e drejtë që një proces kaq i rëndësishëm të lidhet me kushtëzime të tilla, mirëpo deri te kjo situatë ka ardhë si pasojë e humbjes së besimit të Bashkësisë Ndërkombëtare në fjalët dhe në zotimet e kryeministrit Kurti por natyrisht edhe të presidentit Vuçiq në anën tjetër dhe e gjithë kjo bllokadë në avancimin e dialogut, veçanërisht pas Marrëveshjes së Ohrit ka bërë që edhe Kosova edhe Serbia të përballen me kushtëzime përkatëse. Kosova me çështjen e draftit kurse Serbia me përfshirjen e Marrëveshjes së Ohrit në kapitullin e 35 të BE-së”, tha Muhaxheri.

Sipas Muhaxherit Kryeministri Kurti duhet të gjejë guximin dhe vullnetin që të marr një hap të tillë, ndonëse nuk është aspak e lehtë për të.

“Nuk ka asnjë dilemë që Qeveria e Kosovës do ta dërgojë draftin në Kushtetuese sepse përndryshe do të ballafaqohet me një izolim gjeopolitik dhe kjo do të ketë pasoja katastrofale për shtetin e Kosovës. Nuk ka asnjë mundësi që I gjithë ky presion amerikan dhe evropian të anashkalohet me ndonjë lojë politike. Kryeministri Kurti duhet ta gjejë vullnetin, guximin që ta marrë këtë hap, i cili nuk është i lehtë për të”, theksoi ai.