Murati thotë se i kanë votat për buxhetin: Nuk presim që ky ligj të bëhet pjesë e betejës politike

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se i kanë votat për të votuar buxhetin për vitin 2025, por shtoi se pret që ky ligj nuk do përfshihet në betejën politike dhe fushatën zgjedhore. Ai nuk tregoi ndonjë datë të saktë se kur do të procedohet në kuvend buxheti. “Ekipet janë duke e finalizuar ligjin

tetor 29, 2024 - 14:01
 0  12
Murati thotë se i kanë votat për buxhetin: Nuk presim që ky ligj të bëhet pjesë e betejës politike
murati-thote-se-i-kane-votat-per-buxhetin:-nuk-presim-qe-ky-ligj-te-behet-pjese-e-betejes-politike

murati-thote-se-i-kane-votat-per-buxhetin:-nuk-presim-qe-ky-ligj-te-behet-pjese-e-betejes-politike

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se i kanë votat për të votuar buxhetin për vitin 2025, por shtoi se pret që ky ligj nuk do përfshihet në betejën politike dhe fushatën zgjedhore.

Ai nuk tregoi ndonjë datë të saktë se kur do të procedohet në kuvend buxheti.

“Ekipet janë duke e finalizuar ligjin e buxhetit dhe po besoj që po sa ta kemi gati, ditën e nesërme mund edhe të thirret mbledhja, për ta proceduar më tutje në kuvend e pastaj janë procedurat që i parasheh kuvendi. Sa i përket numrave, ne i kemi numrat, pra kemi ende shumicën në kuvend me gjithë lëvizjet e fundit që kanë ndodhur. Por gjithsesi besoj që ligji i buxhetit, duke qenë një ligj tepër i rëndësishëm dhe jetik për qytetarët e vendit, pra nuk do të bëhet pjesë e betejës politike apo ndonjë fushatë zgjedhore sepse është ligj që duhet të kalohet me patjetër në mënyrë që të mirëmbahet dhe të ketë vazhdimësi në funksionimin e shtetit”, tha ai.