Murtezani-Gorçeviq: Stabiliteti dhe zhvillimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm dhe prioritet
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka realizuar takim me ministren për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Goçeviq, nga u konstatua se stabiliteti dhe zhvillimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm dhe prioritet. “Stabiliteti dhe zhvillimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm dhe prioritet, prandaj janë të rëndësishme edhe […]
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka realizuar takim me ministren për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Goçeviq, nga u konstatua se stabiliteti dhe zhvillimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm dhe prioritet.
“Stabiliteti dhe zhvillimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm dhe prioritet, prandaj janë të rëndësishme edhe reformat që na çojnë drejt perspektivës evropiane, reformat në drejtësi, sundimi i ligjit, masat kundër korrupsionit dhe zhvillimi ekonomik.
Sot në mëngjes në takimin me Ministren për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq, theksuam rëndësinë e këtij zhvillimi dhe fokusin e shtuar të BE-së, për thellimin e lidhjeve me rajonin, që merr një dinamikë të re me Komisionin e ri Evropian.
U dakorduam që të forcojmë bashkëpunimin për arritjen e këtyre prioriteteve dhe shkëmbimin e praktikave të mira për procesin e integrimit evropian”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Çështje Evropian.
Temë qendrore e diskutimit, njoftojnë nga atje, ishte Plani i ri i rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të mbështesë më tej integrimin ekonomik të rajonit në tregun e vetëm evropian. Të dy ministrat theksuan mundësinë që kjo nismë të përshpejtojë afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe ranë dakord mbi rëndësinë e zbatimit të shpejtë të elementëve kryesorë të planit, i cili përfshin investime në infrastrukturë, tranzicionin energjetik dhe mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.