Murtezani: Jemi të gatshëm për dialog thelbësor me Bullgarinë

Si Qeveri jemi të gatshëm për dialog thelbësor me Bullgarinë i cili duhet të përfundojë me tejkalimin e pengesave në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, pastaj duke mbrojtur interesat e të dyja vendeve, deklaroi sot në Bruksel ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezan pas takimit me Komisarin Evropian për politika të […] The post Murtezani: Jemi të gatshëm për dialog thelbësor me Bullgarinë appeared first on InfoShqip.com.

shtator 4, 2024 - 17:00
 0  6
Murtezani: Jemi të gatshëm për dialog thelbësor me Bullgarinë

Si Qeveri jemi të gatshëm për dialog thelbësor me Bullgarinë i cili duhet të përfundojë me tejkalimin e pengesave në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, pastaj duke mbrojtur interesat e të dyja vendeve, deklaroi sot në Bruksel ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezan pas takimit me Komisarin Evropian për politika të fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varheji.

Në takim është folur edhe për sfidat dhe pengesat në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese.

Murtezani dhe Varheji kanë biseduar edhe për zbatimin e Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor në kuadër të së cilës sigurohen mjete për vendet e rajonit për forcimin e kapaciteteve ekonomike dhe zbatimin e reformave të përcaktuara sipas agjendës së reformave.

Përveç Varhejit, gjatë vizitës dyditore të punës së Murtezanit në Bruksel,që filloi sot, janë planifikuar takime edhe me Sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit evropian për Punë të Jashtme (EEAS), Stefano Sanino, drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerimin e Unionit (DG NEAR), Gert Jan Kopman, me drejtorin për Ballkanin Perëndimor në DG NEAR, Sigrit Bretel, me përfaqësuesin e përhershëm të Hungarisë në BE, ambasadorin Balint Odor, vendi i të cilit është kryetar aktual i Unionit, si dhe me eurodeputetin Ilhan Quçuk i cili në përbërjen e mëparshme të Parlamentit Evropian ishte raportues i Komisionit për Punë të Jashtme (AFET) për vendin.

The post Murtezani: Jemi të gatshëm për dialog thelbësor me Bullgarinë appeared first on InfoShqip.com.