Murtezani në Danimarkë në takimin e ministrave për çështjet evropiane

Ministri për Çështjet Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, më 1 dhe 2 shtator 2025 do të marrë pjesë në Takimin joformal të Ministrave për Çështjet Evropiane që po zhvillohet në Kopenhagë, në kuadër të Presidencës daneze me Këshillin e Bashkimit Evropian. Në takim, ministrat e vendeve anëtare të BE-së, së bashku […]

shtator 1, 2025 - 10:30
 0
Murtezani në Danimarkë në takimin e ministrave për çështjet evropiane

Ministri për Çështjet Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, më 1 dhe 2 shtator 2025 do të marrë pjesë në Takimin joformal të Ministrave për Çështjet Evropiane që po zhvillohet në Kopenhagë, në kuadër të Presidencës daneze me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Në takim, ministrat e vendeve anëtare të BE-së, së bashku me kolegët nga Ballkani Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe Turqia, do të shkëmbejnë mendime mbi rëndësinë e kritereve të Kopenhagës si bazë e procesit të zgjerimit dhe mbi konceptin e Integrimit të Përshkallëzuar si mekanizëm për ruajtjen e perspektivës evropiane dhe forcimin e besueshmërisë së procesit të anëtarësimit.