Murtezani: RMV përballet me kërcënime hibride posaçërisht pas harmonizimit të plotë me politikën e BE-së

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani sot mori pjesë në mbledhjen joformale të Këshillit për çështje të përgjithshme (GAK) të Bashkimit Evropian, i cili në kuadër të kryesimit polak dje dhe sot në Varshavë. Përfaqësuesit e vendeve anëtare, vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë për anëtarësim në Union diskutuan kërcënimet aktuale hibride me të cilat ballafaqohen […]

shkurt 18, 2025 - 20:00
 0  6
Murtezani: RMV përballet me kërcënime hibride posaçërisht pas harmonizimit të plotë me politikën e BE-së
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani në mbledhjen joformale të Këshillit për çështje të përgjithshme (GAK) të Bashkimit Evropian. Foto: MÇE

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani sot mori pjesë në mbledhjen joformale të Këshillit për çështje të përgjithshme (GAK) të Bashkimit Evropian, i cili në kuadër të kryesimit polak dje dhe sot në Varshavë. Përfaqësuesit e vendeve anëtare, vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë për anëtarësim në Union diskutuan kërcënimet aktuale hibride me të cilat ballafaqohen si vendet anëtare të BE-së ashtu edhe vendet aspirate. Ministri Murtezani kishte fjalën e tij në kuadër të diskutimit, ku theksoi se Maqedonia e Veriut po përballet drejtpërdrejt me kërcënime hibride, posaçërisht pas harmonizimit të plotë me Politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, transmeton Portalb.mk.

Ai theksoi se dezinformimi, sulmet kibernetike dhe përpjekjet për destabilizimin e  demokracisë janë pjesë e strategjisë më të gjerë për ti njollosur vlerat evropiane dhe besimin në procesin e zgjerimit. Në këtë kontekst, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të përforcuar me BE-në në fushën e sigurisë kibernetike, shkëmbimit të informacioneve dhe integrimit të vendeve kandidate në mekanizmat evropiane të sigurisë.

“Maqedonia e Veriut në mënyrë të drejtpërdrejtë ballafaqohet me kërcënime hibride, duke përjetuar potencialin e tyre të plotë në vitet e fundit. Pas harmonizimit tonë të palëkundur me Politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, duke përfshirë edhe sanksionet kundër Rusisë, menjëherë u etiketuam si të ashtuquajtur “vend armik” nga Moskës. Pasojat ishin të menjëhershme: rritje e kampanjave për dezinformime, sulme kibernetike ndaj institucioneve tona dhe rritje e ndikimit keqdashës nga jashtë që kahësuar drejt destabilizimit të demokracisë sonë dhe lëkundjen e besimit të qytetarëve lidhur me rrugën tonë drejt BE-së”, tha Murtezani.

Narrativet  e dezinformatave, shtoi ai, kanë model të ngjashëm.

“Ata përpiqen të ulin besimin në BE dhe NATO, të nxisin skepticizëm për procesin e aderimit dhe të nxisin ndarjet në shoqërinë tonë. Këto sulme nuk janë të rastësishme; ato intensifikohen në momente kyçe, gjatë zgjedhjeve, vendimeve të rëndësishme politike dhe proceseve reformuese; ata shfrytëzojnë anët e dobëta për të njollosur qëndrueshmërinë demokratike”, tha ministri.

Për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve, tha ministri, Maqedonia e Veriut ndërmori veprime vendimtare:

  • Përforcimi i kapaciteteve të sigurisë kibernetike dhe inteligjencës në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e BE-së dhe NATO-s.
  • Zgjeroi programet e edukimit mediatik dhe iniciativat e kontrollit të fakteve për luftë kundër dezinformimit dhe përforcoi qëndrueshmërinë shoqërore.
  • Përmirësimi i kornizave ligjore për mbrojtjen e institucioneve demokratike nga ndërhyrjet e huaja.

“Megjithatë, asnjë vend nuk mund të përballet i vetëm me këto sfida, posaçërisht jo në kohë të zhvillimit të shpejtë digjital. Kërcënimet hibride janë të natyrës transnacionale dhe për të nevojitet përgjigje e koordinuar në nivel të BE-së. Kjo nënkupton vendet kandidate në mënyrë më intensive të integrohen në mekanizmat evropianë të sigurisë, të inkurajohet shpërndarja e informacioneve të inteligjencës në kohë reale, të zbatohen ushtrime të përbashkëta të sigurisë kibernetike dhe të përforcohen rrjetet për luftë kundër dezinformimeve. Partneriteti për siguri dhe mbrojtje si pjesë e Kompasit strategjik të BE-së, të cilin Maqedonia e Veriut e nënshkroi në nëntor të vitit të kaluar (si vendi i parë nga rajoni në BP), është një mënyrë si mund të bashkëpunojmë për tu ballafaquar me çështjet lidhur me paqen, sigurinë dhe mbrojtjen, duke përfshirë sigurinë kibernetike”, nënvizoi Murtezani.

Ministri i MÇE-së tha se mënyra më efektive për t’i kundërshtuar kërcënimet hibride përmes përforcimit të besueshmërisë dhe dinamikës së procesit të zgjerimit të BE-së.

“Me qasje graduale dhe më gjithëpërfshirëse, respektivisht, t’ju lejohet vendeve kandidate gradualisht të kenë qasje në përfitimet e Tregut të vetëm, të përfitojnë nga financimi i BE-së dhe të jenë pjesëmarrës në diskutimet e politikave, do të ishte dërgim i mesazhit të fuqishëm. Kjo jo vetëm që do të inkurajojë reformat, por edhe do t’i privojë aktorët keqbërës nga hapësira që përdorin për të manipuluar me perceptimet e qytetarëve dhe të nxisin euro-skepticizëm. Ashtu siç kalon vitit 2025, është e qartë se kërcënimet hibride do të mbeten sfidë përcaktuese si për BE-në ashtu edhe për anëtarët e saj aspirantë. Armiqtë tanë do të vazhdojnë të testojnë qëndrueshmërinë tonë, duke u përpjekur të mbjellin përçarje dhe të dobësojnë projektin e anëtarësimit në BE. Medoemos të qëndrojmë të kujdesshëm dhe proaktivë, të përforcojmë bashkëpunimin tonë, të përforcojmë kapacitetet tona institucionale dhe të qëndrojmë të fuqishëm në mbrojtje të demokracisë, stabilitetit dhe të ardhmes sonë të përbashkët evropiane. Maqedonia e Veriut mbetet e sigurt në përkushtimin e saj ndaj këtyre parimeve. Ne jemi të gatshëm të punojmë së bashku me partnerët tanë të BE-së që të jemi të sigurt se zgjerimi mbetet shtytës i sigurisë, qëndrueshmërisë dhe prosperitetit nëpër gjithë kontinentin”, përfundoi Murtezani.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në janar të këtij viti, miratoi Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike 2025-2028.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ishte cak i kërcënimeve të rreme me bomba, por jo vetëm kaq. Nga fundi i vitit 2022 e në vazhdim, sulmet kibernetike kanë ndodhur në faqet e institucioneve shtetërore si: Qeveria e RMV-së, Agjencia për Komunikime Elektronike, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, Qeveria, Ministritë e Bujqësisë dhe Arsimit dhe Shkencës, nga ku janë vjedhur të dhënat e qytetarëve dhe në disa raste për ta sulmuesit kërkuan shpërblim në kriptovaluta.

Maqedonia e Veriut pati dhe paralajmërime për sfida, kërcënime dhe rreziqe të mëdha në sektorin e policisë në Maqedoninë e Veriut dhe atë të inteligjencës.

Nga 26 tetori i vitit 2022 në RMV disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave në vend është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Krahas shkollave të mesme dhe fillore, ka pasur edhe raportime anonime për bomba të vendosura edhe në institucione dhe qendra tregtare.  Numri më i madh i kërcënimeve të rreme ka ndodhur në shkurt – madje 439, gjegjësisht vetëm në pesë ditë të javës së punës nuk ka pasur kërcënim me bombë. Në nëntor ka pasur 30 kërcënime, në dhjetor 272, kurse më 1 mars të këtij viti është arritur rekordi – madje 120 shkolla dhe institucione të tjera kanë marrë kërcënim të rremë brenda një dite se është vendosur bombë.

Ndërkohë, sistemi i FSSh-së ishte i padisponueshëm nga 7 shkurti 2024, për dy javë të plota.

Sistemi shërbente për qytetarët që të mund të kontrollojnë sigurimin e tyre shëndetësor, zgjedhjen e mjekut amë, ndërsa vetë të punonjësit shëndetësor mund të kontrollonin informacionet për pacientët e tyre dhe shërbimet tjera.