Policia e RMV-së në çdo cep, vetëm dje janë shqiptuar 500 gjoba
Dje, zyrtarët policorë kanë lëshuar urdhërpagesa për 796 pjesëmarrës në trafik, ndërsa për kundërvajtje në trafik janë shqiptuar 500 gjoba, transmeton Portalb.mk. Rreth 145 prej këtyre rasteve ishin për mosrespektimit ndaj shpejtësisë së përcaktuar të lëvizjes. Po ashtu, zyrtarët policorë kanë zbuluar edhe 58 persona të cilët kanë marrë pjesë në komunikacion pa patentë shofer […]


Dje, zyrtarët policorë kanë lëshuar urdhërpagesa për 796 pjesëmarrës në trafik, ndërsa për kundërvajtje në trafik janë shqiptuar 500 gjoba, transmeton Portalb.mk.
Rreth 145 prej këtyre rasteve ishin për mosrespektimit ndaj shpejtësisë së përcaktuar të lëvizjes.
Po ashtu, zyrtarët policorë kanë zbuluar edhe 58 persona të cilët kanë marrë pjesë në komunikacion pa patentë shofer dhe në tetë raste janë zbuluar vozitës në gjendje të dehur.
Janë regjistruar katër raste në të cilat drejtuesit e mjeteve kanë kaluar në semafor të kuq dhe në komunikacion kanë marrë pjesë 15 automjete të paregjistruara.
Sa i përket kundërvajtjeve të bazuara në përdorimin e telefonave gjatë drejtimit të automjetit, janë evidentuar 31 kundërvajtje.