Musliu publikon videon e grupit të Radoiçiqit gjatë protestave në Serbi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, njëherësh kryetar i Bordit të Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të grupeve të krimit të organizuar në Serbi nga pushteti i Aleksandar Vuçiqit. Në një postim në Facebook, Musliu akuzon presidentin serb për instrumentalizimin e grupit të njohur të Milan Radoiçiqit dhe bashkëpunëtorëve të tij për

qershor 29, 2025 - 22:30
 0  4
Musliu publikon videon e grupit të Radoiçiqit gjatë protestave në Serbi
Musliu publikon videon e grupit të Radoiçiqit gjatë protestave në Serbi

Musliu publikon videon e grupit të Radoiçiqit gjatë protestave në Serbi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, njëherësh kryetar i Bordit të Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të grupeve të krimit të organizuar në Serbi nga pushteti i Aleksandar Vuçiqit.

Në një postim në Facebook, Musliu akuzon presidentin serb për instrumentalizimin e grupit të njohur të Milan Radoiçiqit dhe bashkëpunëtorëve të tij për të shtypur protestën studentore në Beograd më 28 qershor 2025.

Në tekstin e titulluar “Krimi si shtet: Si e përdor Vuçiq grupin e Radoiçiqit për të sunduar”, Musliu denoncon atë që e cilëson një regjim autoritar, i bazuar në frikë, dhunë dhe aleanca me elemente kriminale.

Ai thekson se Vuçiq jo vetëm që ka lejuar aktivitetin e grupit të Radoiçiqit në Serbi, por edhe i ka mobilizuar ata për të sulmuar protestuesit, përfshirë studentët që kërkojnë reforma demokratike.

Sipas Musliut, kjo është një “paradoks tronditës”, duke vënë në dukje se ndërsa Radoiçiq duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë për krime të rënda, ai në Serbi shërben si mburojë për regjimin autoritar.

“Vuçiq e sulmoi Kosovën me grupin terrorist të Radoiçiqit; sot, me të njëjtin grup, po sulmon studentët në Serbi dhe po e mirëmban atë për sulme të tjera, ku dhe kurdo që i duhet,” paralajmëron Musliu, duke e konsideruar këtë një kërcënim për stabilitetin e të gjithë rajonit.

Ai e cilëson situatën si shkelje të rënde të standardeve demokratike, që mund të krijojë precedent për udhëheqës autoritarë të tjerë në Ballkan.

“Është e papranueshme që në zemër të Evropës, në vitin 2025, të tolerohet bashkëpunimi i një qeverie me elemente terroriste dhe krimin e organizuar për të shtypur zërin e qytetarëve dhe për të sulmuar shtete të tjera,” shkruan Musliu.

Ai bën thirrje për reagim të fuqishëm nga komuniteti ndërkombëtar, duke paralajmëruar se heshtja sot inkurajon më tej regjimin e Vuçiqit dhe grupet kriminale që ai përdor.

Video  KETU