Ndalohet në Koliçan të Epërm BMW X5, kapen 10 kg kokainë në veturën që po voziste 26-vjeçari

Prokuroria kërkon paraburgim për një 26-vjeçar nga Shkupi, pasi në veturën që po voziste, janë gjetur 10 kilogramë kokainë. Ndërkaq, në njoftimin e Policisë, bëhet e ditur se bëhet fjalë për personin me iniciale I.E. nga Shkupi. Nga Prokuroria thonë se duke qenë se bëhet fjalë për një sasi të madhe droge, janë lëshuar disa […]

Jan 2, 2026 - 13:30
 0
Ndalohet në Koliçan të Epërm BMW X5, kapen 10 kg kokainë në veturën që po voziste 26-vjeçari

Prokuroria kërkon paraburgim për një 26-vjeçar nga Shkupi, pasi në veturën që po voziste, janë gjetur 10 kilogramë kokainë. Ndërkaq, në njoftimin e Policisë, bëhet e ditur se bëhet fjalë për personin me iniciale I.E. nga Shkupi. Nga Prokuroria thonë se duke qenë se bëhet fjalë për një sasi të madhe droge, janë lëshuar disa urdhra për të hetuar origjinën e kokainës, destinacionin përfundimtar dhe për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë.

“Në një aksion të koordinuar mes Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme u zbuluan 10 kilogramë kokainë me pastërti të lartë, të fshehur në një automjet BMW X5 me targa të Shkupit. Automjeti u ndalua në fshatin Koliçan i Epërm, pas çka prokurori, me urdhër të gjykatësit të procedurë paraprake, siguroi leje për bastisje të detajuar. Në një bunker të improvizuar në pjesën e poshtme të automjetit u gjet droga. Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nisur hetime ndaj 26-vjeçarit që drejtonte automjetin për veprën penale – Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e lëndëve narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve, sipas nenit 215, paragrafi 1 të Kodit Penal”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.