Ndalohet në Serbi një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale, merret në pyetje për “Banjska”

Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative (NjSO), është ndaluar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh dhe është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë. Kështu u bë e ditur avokati Arianit Koci. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se edhe pse i njëjti ka tre vjet që

qershor 8, 2025 - 14:30
 0  6
Ndalohet në Serbi një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale, merret në pyetje për “Banjska”
Ndalohet në Serbi një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale, merret në pyetje për “Banjska”

Ndalohet në Serbi një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale, merret në pyetje për “Banjska”

Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative (NjSO), është ndaluar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh dhe është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë.

Kështu u bë e ditur avokati Arianit Koci.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se edhe pse i njëjti ka tre vjet që nuk është pjesë e Policisë së Kosovës dhe jeton në Gjermani, ai është marrë në pyetje për rastin “Banjska”.

“Ky rast është serioz dhe nuk është i izoluar. Vetëm pak ditë më parë, një ish-polic tjetër – Aleksandar Vlajiq – e ka pranuar fajësinë se ka punuar për shërbimin sekret serb (BIA) dhe është dënuar për spiunazh. Me këtë është vërtetuar se BIA serbe ka vepruar brenda territorit të Kosovës dhe brenda strukturave të saj të sigurisë”, ka shkruar Koci në Facebook.

Koci ka thënë se ndalimi i Arbnor Spahiut po duket si reagim i drejtpërdrejtë ndaj këtij zbulimi, derisa këtë e ka quajtur përpjekje për të frikësuar, për të ndëshkuar dhe për të krijuar pasiguri – sidomos për ata që dikur kanë shërbyer në institucionet e sigurisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë: