Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit dhe Dibër – Mavrovë
Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM) informon se nga ora 11:55 është vendosur ndalim i qarkullimit të mjeteve motorike mallrash në rrugën Dibër – Mavrovë. Nga ora 12:15 për shkak të reshjeve të borës në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, është ndaluar qarkullimi për automjetet e rënda, ndërsa për automjetet e tjera është i detyrueshëm […] The post Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit dhe Dibër – Mavrovë appeared first on InfoShqip.com.
Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM) informon se nga ora 11:55 është vendosur ndalim i qarkullimit të mjeteve motorike mallrash në rrugën Dibër – Mavrovë.
Nga ora 12:15 për shkak të reshjeve të borës në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, është ndaluar qarkullimi për automjetet e rënda, ndërsa për automjetet e tjera është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore.
Komunikacioni në rrugët tjera zhvillohet pa ndërprerë, në disa vende në kushte dimërore.
LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga data 15.11.2024 fillon detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2025./Telegrafi
The post Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit dhe Dibër – Mavrovë appeared first on InfoShqip.com.