Ndarja e “kulaçit” qeverisës, Shaqiri: VLEN-i i kënaqur, por gjithmonë mundet më mirë
Kryeparlamentari, 6 ministri e disa digastere tjera të cilët arritën t’i marrin në marrëveshje me VMRO DPMNE-në, për VLEN janë të kënaqshme. Kështu u shpreh deputeti i këtij koalicioni Rijad Shaqiri në Daily Click, i cili megjithatë thotë se gjithmonë mundet më mirë. Ai gjithashtu shton se kjo ndarje nuk është fikse. “Në kuadër të […]
Kryeparlamentari, 6 ministri e disa digastere tjera të cilët arritën t’i marrin në marrëveshje me VMRO DPMNE-në, për VLEN janë të kënaqshme. Kështu u shpreh deputeti i këtij koalicioni Rijad Shaqiri në Daily Click, i cili megjithatë thotë se gjithmonë mundet më mirë. Ai gjithashtu shton se kjo ndarje nuk është fikse.
“Në kuadër të ndarjes çdo herë mundet të jetë edhe më mirë. Është një ndarje për të cilën kemi konsideruar se është e kënaqshëm por nuk është fikse. Me kalimin e kohës gjatë zbatimit të programit qeverisës do të shohim se ku i kemi kapacitetet të resurseve njerëzore ku mund të kontribuojnë në digasteret të caktuara dhe ndoshta mund të ketë ndonjë riorganizim te qeverisë”, tha Shqairi.
Sipas asaj që është publikuar deri tani, VMRO DPMNE do i mbaj për vete ministritë më të rëndësishme si financat, ministrinë e brendshme, ministrinë e brendshme e kështu me radhë. Por Shaqiri thotë se financat u drejtuan nga një shqiptar në Qeverinë e kaluar, megjithatë siç shtoi mjeteve buxhetore për komunat shqiptare kanë qenë të pakta.
“Ne deri tani kemi pasur ministrinë e financave shqiptar z.Fatmir Besimi por nëse bëjmë analizë sa prej mjeteve buxhetore janë destinuar komunat shqiptare është një paralele, njësoj sa ka qenë edhe Nikolla Popovski i LSDM, nuk ka pasur ndonjë dallim. Neve na duhet qëndrim politik kundrejt koalicionit, me njerëz të cilat kanë dinjitet personal dhe politik”, u shpreh Shaqiri.
Shaqiri foli edhe për legjitimitetin për të cilin e konteston Fronti Europian. Sipas tij, VLEN është përfaqësuesi legjitim i shqiptarëve dhe se këtë koalicion në Qeveri e çon vota shqiptare”.