Ndërkombëtarët kërkojnë maturi, a do të “dorëzohet” qeveria për Urën e Ibrit?

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vazhdimësi po kërkojnë nga qeveria e Albin Kurtit, mos të bëj përpjekje për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë, për qarkullimin e automjeteve. Ambasdori i ShBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i bëri sërish ftesë publike kryeministrit kosovar që të mos ngutet dhe të bashkëpunojë me […]

gusht 13, 2024 - 20:00
 0  5
Ndërkombëtarët kërkojnë maturi, a do të “dorëzohet” qeveria për Urën e Ibrit?
nderkombetaret-kerkojne-maturi,-a-do-te-“dorezohet”-qeveria-per-uren-e-ibrit?

nderkombetaret-kerkojne-maturi,-a-do-te-“dorezohet”-qeveria-per-uren-e-ibrit?

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vazhdimësi po kërkojnë nga qeveria e Albin Kurtit, mos të bëj përpjekje për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë, për qarkullimin e automjeteve.

Ambasdori i ShBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i bëri sërish ftesë publike kryeministrit kosovar që të mos ngutet dhe të bashkëpunojë me faktorin ndërkombëtar. Sipas amerikanit, tash për tash nuk është momenti i duhur, pasi një veprim i tillë e i njëanshëm, paraqet rrezik për situata të reja që mund të prodhojnë dhunë.

“Arsyeja pse e kërkojmë këtë është se besojmë se ka rrezik të njëmendtë që lidhet me një veprim të tillë tani, si dhe besojmë se ky rrezik shton kërcënimin e mundshëm për dhunë dhe probleme të tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë, të cilët po punojnë për të ofruar paqe dhe siguri në Kosovë. Dhe, ne i marrim shumë seriozisht veprimet që mund të ndikojnë në sigurinë e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, tha sot Hovenier për REL-in.

Edhe Bashkimi Evropian insiston që Qeveria në Prishtinë të përmbahet. Për Klankosova.tv, një zëdhënës i BE-së e ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin për hapjen e qarkullimit për automjete të Urës së Ibrit, duke thënë se kjo çështje do të bëhet pjesë e agjendës së takimit të ardhshëm të dialogut.

Por për Albin Kurtin nuk është më në diskutim nëse do të hapet ose jo Ura e Ibrit, por kur do të bëhet kjo.

“Nuk është çështje diskutimi është çështje hapje. Në vitin 2016 janë përmbyllur te gjitha diskutimet dhe është thëne se ura duhet të hapet më 20 janar 2017. Tash nuk jemi as në janar as në 2017. Jemi në gusht 2024”, ka thënë Kurti.

Kurti që pa nga afër fillimet e punimeve në rrugën Prizren-Tetovë, u shpreh se aktualisht po pritet raporti i stabilitetit të Urës së Ibrit.

Pak orë pas këtij prononcimi, është publikuar raporti i tillë, ku ura po cilësohet stabile, e qëndrueshme dhe funksionale.

Tani pas këtij rezultati preliminar, mbetet të shihet se a do të procesojë tutje Qeveria për ta hapur Urën e Ibrit për qarkullimin e automjeteve, apo megjithatë do të ketë një dakordim të ri me ShBA-të dhe BE-në.