Ndryshimi i stemës shtetërore, mendime “Pro et Contra” edhe brenda qeverisë

Mendime pro et contra kanë lindur edhe brenda parterëve të koalicionit qeveriat. Kryetari i ZNAM, Maksim Dimitrievski, vlerëson se stema shtetërore për momentin i përmbush të gjitha nevojat e vazhdimësisë The post Ndryshimi i stemës shtetërore, mendime “Pro et Contra” edhe brenda qeverisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 18, 2025 - 08:00
 0  6
Ndryshimi i stemës shtetërore, mendime “Pro et Contra” edhe brenda qeverisë

Mendime pro et contra kanë lindur edhe brenda parterëve të koalicionit qeveriat. Kryetari i ZNAM, Maksim Dimitrievski, vlerëson se stema shtetërore për momentin i përmbush të gjitha nevojat e vazhdimësisë historike dhe të vazhdimësisë gjeografike dhe “pasqyron realitetin e popullit dhe shtetit të Maqedoisë”.

Lideri i partnerit të tretë në koalicionin qeveritar, ZNAM, konsideron se nëse tashmë bisedojmë ndryshime në stemën apo simbolet shtetërore, “do të hapet një diskutim i madh, një temë e madhe”.

“Të gjitha ato simbole kanë diçka për ne, përfshirë luanin dhe diellin e Kutleshit, i cili për fat të keq, sipas Marrëveshjes së Prespës, nuk është më pjesë përbërëse e asaj ikonografie, por, gjithsesi, është edhe ylli me pesë cepa. Do të hapim diskutim, pastaj do të shohim. Nuk dua të refuzoj asgjë që në fillim”, tha Dimitrievski.

ZNAM, theksoi Dimitrievski, konsiderojnë se nuk duhet të lejohet që simbolet shtetërore të kenë imponim shtesë të politikës dhe partizimit.

Ndërkohë, nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milososki, vlerson se Çështja e ndryshimit të stemës shtetërore nuk ka të bëj me zgjedhjet e ardshme e as me debatin për çështjet ekonomike, megjithatë sipas tij, Maqedonia e Veriut duhet të ketë një stemë të re, pasi sipas tij, Maqedonia nuk duhet të mbetet ndër vendet e pakta që ende përdorin simbolikën sovjetike në stemën e tyre shtetërore, së bashku me Bjellorusinë, Taxhikistanin dhe Angolën.

“Është koha që Maqedonia të ketë një stemë moderne shtetërore. Vendi ynë ka një trashëgimi të pasur historike, e cila mund të lidh ASNOM-in, periudhën e Ilindenit dhe momente të tjera të rëndësishme dhe e gjithë kjo mund të përfaqësohet përmes një steme tw re moderne shtetërore. Nëse po flasim për simbolet moderne shtetërore, atëherë me të vërtetë nuk mendoj se Maqedonia duhet të qëndrojë në të njëjtën shoqëri me Bjellorusinë, Taxhikistanin dhe Angolën” – tha Milloshovski.

Krerët e VLEN-it e lanë të hapur mundësinë e gjetjes së një kompromosi për ndryshimin e stemës shtetërore. Flaka Media

The post Ndryshimi i stemës shtetërore, mendime “Pro et Contra” edhe brenda qeverisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .