Në fund të muajit do të mbahen “Mbrëmjet strugane të poezisë”

Qyteti i Strugës do të jetë përsëri nikoqir i festivalit “Mbrëmjet strugane të poezisë”, ku pritet të marrin pjesë 25 poetë të huaj dhe një numër i madh poetësh nga Maqedonia e Veriut, transmeton Portalb.mk. Edicioni i 63-të pritet të mbahet prej 22 gushtit deri më 26 gusht nën moton “Prekja e së bukurës”, duke […]

gusht 5, 2024 - 00:30
 0  6
Në fund të muajit do të mbahen “Mbrëmjet strugane të poezisë”
Lumi Drin në qytetin e Strugës. Foto nga Faton Curri - Portalb.mk.

Qyteti i Strugës do të jetë përsëri nikoqir i festivalit “Mbrëmjet strugane të poezisë”, ku pritet të marrin pjesë 25 poetë të huaj dhe një numër i madh poetësh nga Maqedonia e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Edicioni i 63-të pritet të mbahet prej 22 gushtit deri më 26 gusht nën moton “Prekja e së bukurës”, duke filluar me zjarrin e festivalit që ndizet para Qendrës së Kulturës “Vëllezërit Milladinovic,”, ndërsa përfundon me leximin tradicional te Ura e Poezisë.

Në kuadër të këtij ditëve do të ndahen çmimet, “Kurora e artë” (poeti francez Jean Pierre Simeon), “Urat e Strugës” (poete gjermane Katrin Pitz),“Struga rinore” (Filipa Sara Popova) dhe çmimi “Vëllezërit Milladinovski”, fituesi i së cilit do të dihet këto ditë të fillimgushtit.

“Në kuadër të festës, në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve të komunës së Velesit, do të botohet një botim special me alfabetin Braille, përzgjedhje nga poezitë antologjike të Petre M. Andreevski dhe Gane Todorovski”, njoftoi Ministria e Kulturës.