Në gjysmën e parë të vitit çmimi i energjisë elektrike në RMV ishte më i lirë se vitin e kaluar

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2024, çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëri në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 6.625 denarë për KWh, që paraqet rënie për 9.1 % krahasuar megjysmëvjetorin e dytë të vitit 2023, transmeton Portalb.mk. Çmimi mesatar i energjisë elektrike, pa tatimin […]

shtator 30, 2024 - 16:00
 0  6
Në gjysmën e parë të vitit çmimi i energjisë elektrike në RMV ishte më i lirë se vitin e kaluar
Faturë e energjisë elektrike (EVN). Foto: Meta.mk

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2024, çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëri në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 6.625 denarë për KWh, që paraqet rënie për 9.1 % krahasuar megjysmëvjetorin e dytë të vitit 2023, transmeton Portalb.mk.

Çmimi mesatar i energjisë elektrike, pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët fundorë, përveç amvisërive, sillet nga 4.860 deri në 11.010 denarë për KWh sipas grupeve të konsumatorëve.

Çmimi mesatar i gazit natyror, pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët fundorë, përveç amvisërive, sillet prej 786.198 deri në 1208.634 denarë për GJ sipas grupeve të konsumatorëve.

Çmimi mesatar me pakicë i gazit natyror për amvisëri është 1679.526 denarë.