Në këtë vend punonte personi që u vr`a nga gruaja e vëllaut të tij

Kanë dalur detaje të reja nga tragjedia e sontme në lagjen “Kodra e Trimave”, shkruan Gazeta Insajderi. 60 vjeçari, Xhevdet Millaku, u vra me armë zjarri në kokë. Personi i dyshuar për vrasjen e tij, është 55 vjeçarja, Nazmije Millaku. Kjo e fundit dyshohet se u dorëzua vet në Polici, duke e pranuar edhe krimin e […]

gusht 21, 2024 - 02:00
 0  11
Në këtë vend punonte personi që u vr`a nga gruaja e vëllaut të tij
ne-kete-vend-punonte-personi-qe-u-vr`a-nga-gruaja-e-vellaut-te-tij

ne-kete-vend-punonte-personi-qe-u-vr`a-nga-gruaja-e-vellaut-te-tij

Kanë dalur detaje të reja nga tragjedia e sontme në lagjen “Kodra e Trimave”, shkruan Gazeta Insajderi.

60 vjeçari, Xhevdet Millaku, u vra me armë zjarri në kokë. Personi i dyshuar për vrasjen e tij, është 55 vjeçarja, Nazmije Millaku.

Kjo e fundit dyshohet se u dorëzua vet në Polici, duke e pranuar edhe krimin e bërë.

Derisa, viktima Xhevdet Millaku, ishte punëtor në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Vdekja e tij u konfirmua për Front Online nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

”Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën ‘Ismet Krasniqi’ në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër . Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, tha Ahmeti.